Z. Bekim Sejdiu kandidati për President i Kosovës plotëson kriteret që i kam botuar te Gazeta gjithkombëtare “Bota Sot”
Nga Skënder Sadri KAPITI

Para disa ditësh Gazeta më e madhe gjithshqiptare “Bota Sot” më ka botuar një shkrim timin me titull “Si dhe kush duhet të jetë President i Kosovës”, ku unë kisha renditur 6 kriteret që duhet të plotësojë kandidatura e Presidentit të Kosovës. Unë jam analist, shkrimtar, publicist dhe opinionist nga Shqipëria, por që informacionet reale dhe të vërteta mbi zhvillimet në Kosovë i marr nga Gazeta “Bota Sot” e cila kur dilte në letër ishte Gazeta më e kërkuar edhe në Shqipëri.
Kjo Gazetë ka meritën e vecantë se ajo ka dhënë dhe jep kontrubutin e saj kombëtar të mirë dhe të saktinformimit të publikut, në emacipimin e kulturës mediatike dhe për lirinë e mendimit; si media që mbështet dhe promovon drejtësinë dhe sundimin e ligjit, të shtetit ligjor dhe atij demokratiko-modern mirëfunksional.
Stafi gazetaresk i kësaj Gazete interviston personalitet të mirëfillta intelektuale, patriotike dhe akademike nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora. Duke qenë se Kosova ka disa vite që ndodhet në udhëkryq institucional, sidomos për zgjedhjen e Presidentit dhe ashtu si cdo shqiptar që ia don të mirën Kombit dhe Kosovës i pata kërkuar LDK-së së Kosovës që të marrë përgjegjsinë e madhe kombëtare për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, për zgjidhjen e krizës instutucionale dhe për t’a vënë në funksionim demokracinë, dhe te “Bota Sot” shkrova te kjo gazetë kriteret që duhet të plotësojë Presidenri i Kosovës , cilësi këto që gjenden të mishëruara te Kandidati i propozuar nga LVV-LDK , z. Bekim Sejdiu:
“1-Njeri me personalitet, dinjitet dhe me integritet te lartë i cili nuk është dhe nuk ka as të kaluar politike dhe as karrierë, as trashëgimi të ndotur nga e kaluara, korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia.
2- duhet të jëtë intelektual i mirëfilltë, i aftë dhe i mirëarsimuar me kulturë dhe me edukatë patriotike si dhe me kulturë demokratike e juridike.
3–Duhet të jetë i guximshëm për të zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe i pashantazhueshëm nga politika, pra duhet të jetë mbi politikën.
3-duhet të jetë i besueshëm dhe të garantojë punën si shërbëtor i kombit, shtetit dhe të qytetarëve të Republikës.
4-Duhet të jetë dhe të sillet realisht si simbol i unitetit kombëtar.
5-Duhet të jetë individ i cili të parën ta ketë Kosovën dhe interesin kombëtar.
6- nuk duhet të vijë nga politika dhe as nga partitë politike sepse një president i tIllë gjithmonë sillet si noter i Kryeministrit sc kanë qenë të gjithë presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës”.
botuar te Gazeta kombëtare gjithshqiptare “Bota Sot”.

Average Rating