
Shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares
Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.

Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.
Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë betejën duke dëshmuar vendosmëri dhe guxim në front. Si pasojë, kjo betejë u bë motiv për rritjen e numrit të vullnetarëve që u bashkuan me radhët e UÇK-së për të luftuar për lirinë e vendit.
Në përvjetorin e Betejës së Kosharës, Këshilli Organizativ i shoqatës së IshBrigadës 138 “Agim Ramadani”, mban Manifestimin “DITËT E SHQIPES” 2024, i cili organizohet nën patronatin e Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.
Për të shënuar këtë ditë do të mbahen homazhe, kurse manifestimi qendror ‘Ditët e Shqipes’ 2024, mbahen në Kompleksin Memorial në Koshare në Komunën e Gjakovës.
Më shumë storie
Kontributi i Gani Azemit në promovimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
IBRAHIM RUGOVA NË VLERËSIMET E TIJ POLITIKE, E KONSIDERONTE GANI AZEMIN SI NJË NGA ZËRAT MË TË FUQISHËM NË PËRFAQËSIMIN...
PRESIDENTI DR. IBRAHIM RUGOVA: PRIORITET QËNDROR PËR NE LDK ËSHTË INTERESI I KOSOVËS PËR INTEGRIM
Hysen Ibrahimi Suedi/Förslöv, 08.09.2025 PRESIDENTI DR. IBRAHIM RUGOVA: PRIORITET QËNDROR PËR NE LDK ËSHTË INTERESI I KOSOVËS PËR INTEGRIM SA...
“Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” Durrës i kërkojnë Presidentes Osmani dekorimin e Familjes së Sadri KAPITIT
Nga Xhevahir Cirongu Gëzuar 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! Duke marrë shkas se jemi ne prag të 15 vjetorit...
Dokumentari për Gazën nga Brad Pitt tërheq vëmendjen e Festivalit në Veneci
Një dokumentar dramë i bashkëprodhuar nga Brad Pitt dhe Joaquin Phoenix për një vajzë palestineze të vrarë në Rripin e...
DHJETË VJETË PA AKADEMIK MARK KRASNIQIN
Hysen Ibrahimi Suedi/Förslöv, 31.08.2025 Dy herë më shumë të punoni edhe për nderë të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe për...
Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike
Nue Oroshi (Me rastin 53 vjetorit të themelimit të Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare më 16 gusht 1972 ne Vushtri) Çdo...
Average Rating