Shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares
Sot shënohet 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.

Më datën 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së në krye me komandantin Agim Ramadani luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.
Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë betejën duke dëshmuar vendosmëri dhe guxim në front. Si pasojë, kjo betejë u bë motiv për rritjen e numrit të vullnetarëve që u bashkuan me radhët e UÇK-së për të luftuar për lirinë e vendit.
Në përvjetorin e Betejës së Kosharës, Këshilli Organizativ i shoqatës së IshBrigadës 138 “Agim Ramadani”, mban Manifestimin “DITËT E SHQIPES” 2024, i cili organizohet nën patronatin e Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.
Për të shënuar këtë ditë do të mbahen homazhe, kurse manifestimi qendror ‘Ditët e Shqipes’ 2024, mbahen në Kompleksin Memorial në Koshare në Komunën e Gjakovës.
Më shumë storie
Vrasja e grave nё diktaturё
Kristinё Oroshi Vrasja e grave nё diktaturё Kristinёn e takova pёr herё tё parё gjatё njё Simpoziumi qё organizoi Shoqata...
𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮-𝗠𝗲𝗷𝘁𝗲𝗽𝗶 𝘀𝗵𝗲𝗸𝘂𝗹𝗹𝗼𝗿 𝗻ë 𝗭𝗮𝗿𝗯𝗶𝗰ë – 𝗧𝗲𝗺𝗽𝘂𝗹𝗹 𝗶 𝗱𝗶𝗷𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗶𝗺𝗯𝗼𝗹 𝗶 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁ë 𝗠𝗮𝗹ë𝘀𝗶𝘀ë së Bujanocit
Shkolla-Mejtepi shekullor në Zarbicë përfaqëson një trashëgimi të çmuar arsimore, kulturore dhe historike. Në gjirin e saj ngërthen historinë e...
Në librin ”Përjtësia” të autorit Bedri Tahiri…
Në librin ”Përjtësia” të autorit Bedri Tahiri historia dhe arti bashkohen për të ruajtur të gjallë kujtesën dhe shpirtin shqiptar...
Mbretërimi i Muzakajve, Dinastia më jetëgjatë dhe më e lavdishme shqiptare
Nga Skënder Sadri KAPITI Dinasti do të thotë një varg monarkësh, princwrish, sundimtarwsh ose udhëheqësish nga e njëjta Derw fisnikwrie,...
Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kosova dhe aleatët kërkojnë përgjegjësi
Më 24 shtator 2023, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të...
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...

Average Rating