Vrasja e grave nё diktaturё
Kristinё Oroshi
Vrasja e grave nё diktaturё



Kristinёn e takova pёr herё tё parё gjatё njё Simpoziumi qё organizoi Shoqata “Trojet e Arbrit” nё Tiranё. Aty asaj iu dorёzua njё Mirёnjohje nga kjo shoqatё pёr punёn e saj si veprimtare. Ajo mё dhuroi njё libёr kushtuar grave viktima tё regjimit komunist kryesisht nё Mirditё. Vajzё e Mikel Dedёs nga Krusheva e Vogёl e Klinёs, lindur nё Gjermani, ajo kthehet familiarisht nё vendlindje, ku kryen filloren, tё mesmen dhe tё lartёn. Rikthehet si mёsuese e shqipes nё zonёn e Kiel-it nё Gjermani ku njёkohёsisht bashkёpunon me shoqatёn “Trojet e Arbrit” dhe merret edhe me studime pёr gratё e vrara gjatё dhe pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Ky libёr ёshtё njё nga botimet e saj. Ndonёse burimet janё shumё tё pakta, pasi dihet qё pёr dhjetёra vjet nuk ёshtё shkruar pёr kёtё temё, zonja Kristinё sjell dёshmi tё shumta tё mbledhura nga familiarё dhe pak studiues tё pas viteve 1990 nё Kosovё dhe Shqipёri.
Vёmendjen e lexuesit dhe timen e rrёmben rrёfimi pёr dy gra tё veҫanta, shkodranen sypatrembur, luftёtaren Marie Shllaku dhe studiuesen biologe Sabiha Kasimati. Pёr Marien, kohёt e fundit, jo vetёm ёshtё shkruar shumё nё Kosovё por tashmё ajo ka atje edhe njё bust nё Pejё. Posta e Kosovёs I ka kushtuar asaj njё emission tё veҫantё. Ndёrsa pёr Sabihanё, ndёr tё tjerё, ka shkruar edhe publicist e shkrimtari Xhevat Mustafa nё romanin “Dashuri diktatori”.
Pёr disa vajza mirditore si Marie Tuci kisha dёgjuar edhe unё.
Nё libёr flitet edhe pёr vajza tё tjera mё pak tё njohura por jo mё pak heroike.
Ja disa fragmente nga libri
f.13
Marie Shllaku ka lindur nё Shkodёr nё 1922. Studioi nё Kuvendin e Motrave Stigmatine (njё urdhёr i themeluar nё Itali me 1850 me mision edukimin e vajzave tё reja, ndihmёn pёr fёmijёt e braktisur, pёrkujdesjem pёr tё varfёrit, tё sёmurёt dhe shёrbimin katekistik e baritor nё famulli- shёnimi im B.S.). Pastaj Maria vazhdon studimet pёr filozofi nё universitetin e Romёs. Ka qenё sekretare e ish ministrit tё ndёrtimit, Iljaz Agushi, nё Tiranё gjatё vitit 1942 e mё vonё e Xhafer Devёs. U rreshtua me luftёtarёt nacionalistё pas ripushtimit sllavokomunist tё Kosovёs, u kap pabesisht nga forcat e OZNA-s u gjykua nёPrizren dhe u ekzekutua nё Kosovё.
Ideali I Marie Shllakut ishte ta shihte Kosovёn tё lirё, bashkimin e shqiptarёve brenda kufijve etnikё dhe krijimin e njё shteti tё fortё shqiptar, pra i njё Shqipёrie Etnike.
f.30
Atdhetari Adem Ali Pozhari e kujton Marien me kёto fjalё
Emri I saj ёshtё I pavdekshёm. Nё Kuvendin e Doberdolit me fjalimin qё mbajti, na pёrloti tё gjithёve. Na la pa mend. Njё rastiI rrallё. I ҫuditshёm e i papёrsёritshёm. Ajo s’dinte ҫka qet pushka. Edhe ma e ҫuditshme, vjen prej Shkodre bija e sojit nё Kosovё dhe vdes pёr lirinё e Kosovёs. Asaj I kemi borxh.
f.36
Kur I vёllai I Marie Tucit, Marku, i arrestuar e dёnuar bashkё me tё, del nga burgu nё 1957, gjeti njё letёr tё shkruar nga e motra me pika gjaku, ku, ndёr tё tjera, ajo thosh
jam e dёnuar me tre vjet burg me kusht kur e dimё fare mirё se ditёt I kam tё numuruara. Jam e lumtur qё po plotёsohet dёshira e kolonel Hilmi Seitit, qё do tё mё bёjё qё as familja ime mos tё mё njohё.
Pas arrestimit tё dytё, Marku tha se gjithҫka mund tё harroj, por jo motrёn time, qё vdiq nё hetuesi.
Shoqja e Maries, Jorgjie Bulgareci, shkoi nё spital nё Shkodёr, ku ishte shtruar Marie. Ajo vetё nuk e njohi Jorgjien, por Maria I tha “Jorgjie, shiko si mё ka bёrё Hilmi Seiti. Mё kanё hedhur vzhdimisht e ngadalё ujё nё kokё. Trupi im ishte I lagur gjithmonё. Pa pushim, mё linin mbi njё shtrat tё lagur.”
Pas vrasjes sё Bardhok Bibёs, me 7 gusht 1949, ra njё gjemё nё Mirditё,, u pushkatuan 14 veta, u burgosёn 25 dhe u internuan 300, midis tyre edhe Maria..
f.45
Bardhё Krosi nga fshati Simon I Kaҫinarit tё Midridёs, ishte 20 vjeҫe kur u arrestua nё 1947 se ndihmonte luftёtarёt e lirisё. U rrah me shkpinj druri dhe konop tё lagur. I vunё nёn sqetull vezё tё ziera me ujё tё valuar, iu dha ҫdo ditё njё dozё rryme elektrike nё tё gjitha pjesёt e trupit. E detyruan tё hante njё kg kripё dhe s’I dhanё asnjё pikё ujё pёr disa ditё. Ia mbuluan kryet dhe disa pjesё tё trupit me morra. I injetuan serum qё synonte t’ia dobёsonte aftёsinё pёr tё rezistuar. Ia shkulёn dhёmbet me pincё, po ashtu flokёt. Qendroi nё agoni 14 muaj! E mbyllur nё njё qeli tё ftohtё ҫiementoje. Vdiq nga tuberkulozi nё 1949.
Nё libёr flitet edhe pёr Marie Zojzi Dedёn. Ajo ishte e motra e etnografit tё shqua Rrok Zojzi, qё vinte shpesh nё shtёpinё e shokut tim tё maturёs, Benardin Kromiqit. Benardini mё thosh se Rroku ka njё cen biografik, e motra dhe dhёndёri kanё qenё tё burgosur. Kёtu marr vesh mё shumё hollёsira.
F.48
Maria ishte bijё e Shtjefёn dhe e Pina Zojzit, njё familje fisnike shkodrane. Edhe ajo kish studjuar te Motrat Stigmatine. E martuar te Sedёjakupajt, njё tjetёr familje fisnike, nga e cila dhjetё burra do binin viktimё, prej tё cilёve gjashtё, pёrfshi njё femёr do tё vdisnin nёn tortura, kurse katёr tё tjerё do bёnin burg dhe internim tё gjatё.
Sё bashku me bashkёshortin, Pjetёr Dedёn, Maria iu bashkua rezistencёs antikomuniste
U strehuan nё fshatin Mёshkallё, nёvendin“Hija e Madhe”. Pёr tre muaj, rrethohen nga forcat e ndjekjes, Maria bёhet shoshё nga plumbat, I shqoi plagoset rёndё dhe vdes.
f.55
Liza LLesh Moli vinte nga nje familje gjakovare e zhvendosur nё Kaҫinar tё Mirditёs. Ishte 23 vjeҫe.
Njё natё, 25 prill 1951, vinё forcat e ndjekjes nё kullёn e saj dhe kёrkojnё dy tё arratisur. Dila ishte me gjyshin
A janё filani dhe filani nё shtёpi?
Po, pёrgjigjet Dila?
U thoni tё dalin jashtё.
Nuk e kemi zakon me I nxjerrё miqtё jashtё natёn. Nesёr ata vinё vetё e dorёzohen.
Jo, I duam tani uirgjentisht.
Dy miqtё nuk kishin armё. Vetёm Dila kishte njё pistoletё. Ajo doli dhe hapi derёn. Nisёn tё shtinё. Dila vret oficerib Hajdar Nana nga Skrapari. Dy plumba qёlluan Dilen. doli njёri nga miqtё, e vranё edhe atё. Doli edhe gjyshi. U vra. Miku tjetёr, ishte fshehur midis njё arke dhe murit. Tё nesёrmen forcat e ndjekjes bastisёn kullёn. I fshehur doli dhe tha -nё besёn tuaj! E vranё nё vend.
Pastaj e dogjёn kullёn, rrёmbyen bagёtinё e pasurinё tjetёr.
f.61
Sabiha Kasimari ёshtё njёra nga viktimat e masakrёs sё 26 shkurtit 1951. Ajo guxoi dhe I shkoi nё zyrё diktatorit, qё e njihte dhe I – Enver, kam ardhё tё tё them se ti po I vret tё gjithё intelektualёt. Mё ҫfarё ke ndёrmend ta ndёrtosh Shqipёrinё? Me kёpucarё dhe teneqexhinj?!
f.65
Pas njё pune tё stёrmadhe nё pёrmbushjen e mijёra skedave, koleksione tё ekspozitave tё mbledhura nё dhjetёra ekspedita, nga liqeni I Butrintit deri te liqenet e Lurёs, nga liqeni I Prespёs deri nё Detin Jon dhe Adriatik, si dhe nё lumejt mё tё rёndёsishёm, duke regjistruar dhe pёrpunuar ndёrkohё mijёra referenca bibliografike dhe fotografike, qё do tё kishin qenё njё ndihmё e madhe jo vetёm pёr Shqipёriёn por edhe pёr tё gjitha vendet ballkanike kufitare, Sabihaja ishte gati tё publikonte veprёn e saj voluminoze “ Peshqit e Shqipёrisё”. Por kjo nuk ndodhi se atё e vranё mizorisht. Vepra nё fjalё doli me emёr tjetёr. Diҫka e ngjashme me fatin e Rosalind Franklin.
Shёnimi im- B.S.
Nё internet unё gjeta kёto tё dhёna
Studimi i saj i rëndësishëm, i përfunduar rreth vitit 1948 dhe i dorëzuar për botim, u ribotua në vitin 1955 nën emrin e shkencëtarit sovjetik Anatoli Poljakov (Anatoly Polyakov) dhe bashkautorëve të tjerë vendas, ndërsa emri i autores së vërtetë u fshi qëllmisht nga regjimi komunist i asaj kohe.
Rosalind Franklin ka qenë një biokimiste dhe kristalografe britanike, kontributi i së cilës ishte thelbësor në zbulimin e strukturës së ADN-së, ARN-së, viruseve, qymyrit dhe grafitit.
Ajo përmendet shpesh krahas emrit të shkencëtares së shquar shqiptare Sabiha Kasimati për shkak të ngjashmërisë fatkeqe në fatin e tyre profesional dhe trajtimin e padrejtë që iu bë punës së tyre shkencore:
Vjedhja dhe mohimi i meritave:
Puna dhe të dhënat kyc të Rosalind Franklin (përfshirë fotografinë e famshme të difraksionit të rrezeve X, të ADN-së, e njohur si Foto 51) u përdorën pa lejen e saj nga James Watson dhe Francis Crick për të zbuluar strukturën e dyfishtë të heliksit të ADN-së, ndërsa meritën dhe Çmimin Nobel e morën ata, duke e lënë Franklin në harresë për një kohë të gjatë.
Paralele me Sabiha Kasimatin:
Ngjashëm me Rosalind Franklin, Sabiha Kasimati (biologia dhe ihtiologia e parë shqiptare, e cila u pushkatua padrejtësisht nga regjimi komunist në vitin 1951) pësoi një fat të ngjashëm sa i përket veprës së saj jetësore. Studimi i saj voluminoz dhe i plotë mbi “Peshqit e Shqipërisë” u konfiskua pas ekzekutimit të saj dhe u botua vite më vonë nën emrat e personave të tjerë (autorëve rusë dhe vendas), duke i mohuar asaj autorësinë dhe meritën e autores së vërtetë.
f.68
Dila Ndue Karaҫi- nusja qё nuk pranoi tё pёrkulet.
Nё Orosh ҫdo gur mban kujtesёn e njё qendrese, ҫdo gurgullimё e ujit pёshpёrit legjendat e burrave dhe grave fisnike. Jeta nё kёto troje ka rrjedhur mes ashpёrsisё sё malit dhe fisnikёrisё sё shpirtit.
Kur Dilёs I kёrkuan tё dilte vullnetare pёr aksionin nё hekurudhё familja dhe ajo kundёrshtoi. Pas shumё kёrcёnimeve familja pranoi por Dila tha se do ta vrasё veten. Tё nesёrmen, kur shkuan ta marrin pёr nё aksion, e gjetёn tё varur nё njё pemё nё oborrin e shtёpisё! Ishte vetёm 22 vjeҫe! Qё atёhere pёr 10-15 vjet asnjё vajzё nga Oroshi nuk ka shkuar nё aksione.
f.73
Bardhё Mark Bushkola- heroina qё sakrifikoi veten pёr tё shpёtuar vёllain.
Po nuk dorёzoje armёn, po nuk tregove pёr ata qё dilnin nё mal kundra pushtetit, po nuk tregove ku strehohen ata e ku marrin bukё, tё torturonin, ta digjnin shtёpinё dhe mallin, vrisnin tё zotin e shtёpisё dhe kryeplakun e fshatit duke ndjellё frikё dhe terror.
Njё natё nёntori 1946 gjatё njё pёrleshje me arme midis forcave tё ndjekjes dhe tё arratisurve qё kishin ardhё nё shtёpitё e veta, u vra edhe Bardha qё nxitonte t’I dilte pёrpara tё vёllait dhe njё kushёriri tё tyre..
Kur po I mbulonin viktimat me rёrё, njё rom vuri re se duart e Bardhёs lёviznin. Ҫfarё kish ndodhur? Ishte fёmija nё barkun e Bardhёs qё lёvizte!
f.82
Dila Preng Biba vritet nё pragun e shtёpisё bashkё me burrin e vet, Lleshin. Ata lanё pasё katёr fёmijё tё mitur nga 1-8 vjeҫ. Edhe shtёpinё ua dogjёn.
Disa foto nga libri

Bardha Cub Marki

Bardha Bushkolaj

Dila Ndue Karaҫi

Marie Shllaku

Marie Tuci

Sabiha Kasimati
Konspektoi Bardhyl Selimi, 18 tetor 2026

Average Rating