Triumfi i Kombit: Protestat studentore do i japin zgjidhje krizës politike 100 vjeçare në Shqipëri
Nga Skënder Sadri KAPITI

Më në fund, këto tre ditët e fundit sikur filluan dhe u zgjuan intelektualët, profesorët dhe akademikët shqiptarë,por për 135 ditë proteste ata nuk u dukën gjëkundi, por tani po duken këta “patriotë” të vonuar kur rinia sudentore po përballet këto ditët e fundit me egërsinë e pashembullt të regjimit, dhe kur filluan edhe mediat ndërkombëtare që të dëgjohen dhe t’i kushtojnë vëmendje protestave heroike dhe historike të rinisë studentore shqiptare.
Shqipëria nuk është sot në krizë,ajo është në krizë që kur u krijua shteti shqiptar, që kur u shpall pavarësia.Shkaktarë të kësaj krize janë politikanët dhe kryetëparët e shtetit shqiptar, të cilët shtetin e shikonin dhe e trajtojnë si të drejtë dhe pronë private të tyre; Republikën e të gjitëve ata e pronësojnë si të tyren dhe bëjnë ç’të duan e të.
Shqipëria është sunduar nga politikanë injorantë,psiqikisht të sëmurë për delir madhështie dhe njëkohësisht të sëmurë edhe nga kompleksi i inferioritetit; të cilët për interesa personale kanë sakrifikuar shtetin , interesin kombëtar ,pasuritë dhe i kanë përdorur institucionet dhe shoqërinë shqiptare si mjete e vegla të verbëra për pushtetin; nuk e kanë pasur për asgjë edhe paturpësinë për të kërkur mbështetje edhe nga agjentura dhe armqt e shqiptarëve.
Pushteti në Shqipëri është treguar një pushtet i lig dhe armiqsor me qytetarët shqiptar pa dallim: si ai mbretëror,komunist dhe ky pseudodemokrat.Zgjidhjen e kësaj krize politike 100 vjeçare në Shqipëri e cila ka kulmuar me keqqeverisjen e sotme do e japë lëvizja studentore e “TRIUMFIT TË KOMBIT”.
Ja cila është rëndësia historike e këtyre protestave,që janë edhe zgjidhja njëkohësisht:
Rëndësia historike e protestave studentore
Protestat rinore studentore dhe qytetare në Tiranë të cilat janë protesta të motivuara historikisht, patriotikisht dhe si domosdoshmëri jetike kombëtare;janë protesta për unitetin dhe integrimin gjithëkombëtar shqiptar; janë të motivuara moralisht dhe janë për ndarjen me të shkuarën, me tranzicionin, me të vjetrën politike korruptive bllokuese dhe penguese të emancipimit civil, modern e ligjor, politik, demokratik, integrues e progresiv.
Më poshtë unë po parashtroj vlerësimin tim për rëndësinë e këtyre protestave:
1- Rëndësia kryesore e këtyre protestave është se këto protesta janë masive, gjithëkombëtare dhe thellësisht patriotike.
2- Këto protesta i treguan Europës se sa vitalë dhe patriotë të mëdhenj janë shqiptarët të cilët territorin, shtetin dhe atdheun e kanë të shenjtë
3- Këto protesta gjithëkombëtare vërtetuan faktin se shqiptarët janë luftëtarë që sakrifikojnë jetën për atdheun dhe kombin, por edhe se janë popull i qytetëruar dhe me kulturë shembullore të cilët dinë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë dhe t’i mbrojnë edhe me rezistencë e protesta demokratike e paqësore.
4- Rëndësia e këtyre protestave konsiston edhe në faktin se shqiptarët kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre, por edhe njëkohësisht po tregojnë se shqiptarët kanë edhe fuqinë dhe potencialet për të realizuar vetë të drejtat e tyre kombëtare dhe demokratike.
5- Këto protesta tregojnë se populli shqiptar, vullneti i tij është më i fort, më i madh dhe i pa sfidueshëm prej individit, partive dhe klaneve oligarko-politike.
6- Këto protesta i treguan armiqve të shqiptarëve se shqiptarët nuk i falin trojet e tyre askujt dhe nëse e kërkon ATDHEU ata janë të gatshëm që të sfidojnë edhe gjithë botën për të mbrojtur dinjitetin, krenarinë dhe trojet shqiptare, ashtu siç kanë vepruar gjithmonë edhe të vetëm në shekuj.
7- Këto protesta i treguan dhe paralajmërojnë politikën sot dhe në të ardhmen se shqiptarët nuk durojnë të këqijat e pushtetit dhe të politikës, nuk tolerojnë korrupsionin, hajninë dhe tradhtinë; tregojnë se shqiptarët të parin kanë atdheun dhe interesin kombëtar.
8- Këto protesta janë historike sepse ato do ia imponojnë politikës shqiptare ndërmarrjen e reformave për reformimin patriotik, demokratik,politik, strategjik, diplomatik dhe ligjor të shtetit shqiptar.
9-këto protesta po i tregojë politikës shqiptare dhe pushtetit se ato nuk janë të pasfidueshëm, dhe se pushteti,qeveria dhe politika kur korruptohen , shiten, blihen e tradhëtojnë ato ndëskohen, sepse nuk janë asgjë para forcës, fuqisë, vendimit, gjykimit dhe vullnetit të popullit.
10 -Këto protesta do t’a çlirojnë dhe do t’a modelojnë sistemin politik, do e përsosin dhe do t’a reformojnë civilizisht, moralisht,juridikisht, ekonomikisht dhe deokratikisht atë duke i hapur rrugën progresit e zhvillimit
Tetor Durrës. Nga Skënder Sadri KAPITI:jurist, historian, shkrimtar, publicist, autorë i veprave si:“NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”, “TRUMFI I KOMBIT”, “PESE LETRA DREJTUAR KOMBIT”,MORALOKRACIA”, “PA SHBA-TË DHE UÇK-NË NUK DO KISHIM SOT SHTETIN E KOSOVËS”, “SHBA DHE REFORMA NË DREJTËSI-VETING-U,”KRITIKA ETIKE”, “PARIMET MORALE” dhe i shumë eseve.

Average Rating