Shqipëria, 80 vite nën regjimin e komunistëve  të orëve “të para”, “të dyta” e të “treta”

Nga Skënder Sadri KAPITI

(Pjesë nga  “ Projektplatforma ime për ringritjen dhe fitoren e opozitës demokratike dhe ndarjen me të shkuarën e korrupsionin”)

Politikën, demokracinë, drejtësinë dhe sistemin  në  Shqipëri si në diktaturë ashtu edhe në këto 30 vite tranzicion akoma e drejtojnë komunistët e orëve “të para”, “të dyta” e “të treta”, ku komunistët e orëve të para janë ata të viteve 1941-45 , ishdyqind petritat që ua hëngri kokën diktatori, janë komunistët që luftën clirimtare e shfrytëzuan në shërbin të revolucionit komunist për vendosjen e diktaturës komuniste dhe që sot kanë mbetur pak dhe duken me 29 Nëntor të cdo viti me fotografi të diktatorit e me parulla komuniste. Këta kanë mbetur pak.  

Komunistët e orëve “të dyta” janë komunistët që lindën, u rritën  dhe u brumosën si komunistë të devotshëm në luftë për cështjen e Partisë dhe të   komunizmit dhe në betejën revolucionare  të fitoreve  kundër traditave kombëtare, kundër fesë  dhe kundër lirisë e demokracisë perendimore. Dhe këta komunistët e orëve “të dyta” u konvertuan në vitin 1990 në socialistë e demoktatë dhe kapën demokracinë dhe sistemin pluralist. Komunistët e orëve “të dyta”, pra të kohës së dytë  janë socialistët ishkomunistë të  moderuar të Partisë Socialiste  dhe ishkomunistët e tjerë të konvertuar në demokratë pas viteve 1990. Komunistët e orëve të dyta  janë edhe ata gjyqtarë,  intelektualë, artistë, letratë dhe akademikë e ishspiuna të sigurimit të shtetit që i kishin shërbyer me devotshmëri regjimit komunist.

Ndërsa   komunistët e oreve “të treta”, të kohës së tretë, janë produkti i  formësimit ideologjiko-politik komunist  i  njeriut dhe brezit me botëkuptim të ri, edukuar  me brum marksisto-komunist. Këta të tretët   janë ishkomunistët dhe ishkandidatët për komunist  të kohës së fundit të regjimit diktatorial si dhe  shkollarët e të diplomuarit nga  familjet besnike  të  Partisë së Punës së Shqipërisë  dhe me biografi të mirë   komuniste  të cilët  janë kudo, por   sidomos të tillët janë  pinjollët e ishdiktaturës  që gjenden  kudo sot në politikë, qeveri, drejtësi, media  dhe administratë.

Këto tre breza komunistësh fanatik, të moderuar dhe pseudodemokratësh e pseudoeuroatlantikesh, prej  tyre është kapur, administruar e qeverisur  politika,demokracia, shteti dhe tërë sistemi politik, demokratik, shoqëror, ekonomik e mediatik në Shqipëri.

Kjo është arësyeja se përse Shqipëria është sot  këtu dhe kështu si është: e zhytur në korrupsion e padrejtësi, varfëri e papunësi dhe në krim e eksod. Kjo është edhe arësyeja se përse pas vetërënies së komunizzmit nuk u ndëshkuan krimet e komunizmit, pse nuk u krye dekomunistifikimi, pse nuk u miratiua Ligji i Lustracionit dhe as Veting-u në politikë.

Lini një Përgjigje

Previous post Këshilli Nacional: Serbia i ulë mjetet për finansimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Next post Mediat serbe i japin jehonë deklaratës së Shqiprim Arifit që e quan Albin Kurtin mashtrues