Shqipëria nesër në “Air Albania” në ora 20:45, do të ndeshet me Letoninë

Read Time:2 Minute, 33 Second

Kombëtarja shqiptare nesër në “Air Albania”  në ora 20:45, do të ndeshet me Letoninë, duel ky i vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Sylvinho, në një konferencën për media.

Strategu brazilian theksoi se ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme dhe skuadra do të hyjë në fushë për të fituar.

“Sigurisht që do të jetë ndeshje e ndryshme nesër. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Kupën e Botës janë ndryshe dhe të vështira. Dy ditë më parë ne pamë ndeshjen e Serbisë me Letoninë dhe ishin 90 minuta të forta. Ndeshja ishte pak a shumë aty-aty, edhe rezultati. Në futbollin modern, rezultate të tipit 6-0, si ai me Spanjën janë të rralla. Ne nuk jemi të atij niveli. Në ndeshje me rezultat 0-0, 1-1, 1-0, loja është e hapur dhe mund të bësh diçka”, tha Sylvinho.

“Letonia është ekip fizik, i organizuar, që lufton gjithmonë për topin, qëndrojnë në lojë, luftojnë. Janë të mirë sa u takon goditjeve standarde dhe kanë pasur aksione të tilla dhe kanë pasur rezultat. Sa i takon ndeshjes me Gjibraltarin, ishte një atmosferë krejt ndryshe. Puna në Kombëtare është ndryshe nga klubi. Përmendim rastin e Medon Berishës, që ka 6 muaj me ne, por ishte hera e parë që e niste nga fillimi. Duhet t’i shihja lojtarë të tillë si Berisha, Pajaziti, Dajsinani, Simoni, Shpendi, Kacurri. T’u kërkosh atyre të kenë një rezultat 6-0 është pak e vështirë. Sigurisht që prisja më tepër, edhe ata prisnin më tepër. Po përgatitemi shumë mirë për ndeshjen e nesërme”, pohoi ai.

“Ende nuk kam vendosur se kush do të jetë formacioni nesër. Do kemi ndryshime, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe ne aspektin sulmues. Kemi edhe një seancë stërvitore. Formacionin do ta vendos nesër”, theksoi Sylvinho.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti në konferencën e fundit para ndeshjes me Letoninë, tha se skuadra e tij është përgatitur për të dhënë maksimumin nesër dhe për të marrë tri pikët në këtë ndeshje.

Ekipi është përgatitur mirë. Kemi pasur edhe kohë për të përgatitur këtë ndeshje. Nuk do të jetë e thjeshtë, por jemi pozitivë për ndeshjen nesër. Ndjejmë presion sepse nëse në çdo ndeshje ke presion, përqendrimi është më i lartë. Të marrim tre pikët nesër, që janë të nevojshme për të vazhduar rrugëtimin për t’u kualifikuar”, theksoi Gjimshiti.

“I kemi parë ndeshjet dhe jo vetëm ato, por edhe ndeshjen që luajti Letonia me Serbinë. Ndeshja në Riga nuk ishte e mirë. Kemi gabuar. Në futbollin e sotëm nuk fitohet më aq thjeshtë. Nesër do jetë një ndeshje ndryshe, na nevojiten tre pikët për ëndrrën. E kemi vetë në dorë dhe kjo është më e rëndësishmja”.

“Do japim 100% për të realizuar këtë ëndërr, siç e kemi kaluar për dy Evropiane. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik për të gjithë shqiptarët. Jemi gati për nesër, do japim gjithçka për tre pikët, do japim maksimumin”, pohoi mbrojtësi kuqezi.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë fillon në orën 20:45.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Futbollistët e Kosovës kan shënuar fitore madhështore ndaj Suedisë me rezultat 2:0
Next post <strong>PRESIDENTI DR. IBRAHIM RUGOVA: PRIORITET QËNDROR PËR NE LDK ËSHTË INTERESI I KOSOVËS  PËR INTEGRIM</strong>