Sinani: Shqiptarët e Luginës marshojnë më 23 shtator kundër diskriminimit
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se protesta e shqiptarëve kundër diskriminimit nga Beogradi do të vazhdojë më 23 shtator.

Sinani ka thënë se pas protestës së mbajtur në Bujanoc gjatë gushtit, protesta do të mbahet edhe në Preshevë.
Ajo ka theksuar se do të marshohet kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Protesta vazhdon. Për identitet e dinjitet!Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi!Në Gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë!”, ka shkruar Sinani në ‘Facebook’.
Tutje Sinani ka thënë se do të protestohet edhe për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë.
“Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar!Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë.Dilni dhe marshoni!”, ka shkruar Sinani.
https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v3/ym/r/-RBTFFfbsYr.png
Më shumë storie
Kauzat e protestave: “Fund tranzicionit”, ”Shqipëri Etnike” dhe “Politikë e Re” për Triumfin e Kombit
Nga Skënder Sadri KAPITI Në mbi njëqnd vite Pavarësi Shqipërisë,politikës së Tiranës nuk i ka intersuar seriozisht Çështja kombëtare shqiptare, as...
Libra të rinj
Agim Sulejmani Nuhi Berisha Shoqata e të burgosurve politikë të Kosovës 2026 Miku dhe kolegu im, mësues në Gjermani, Salih...
Politika e vendimmarrjeve të orës 12 të natës
Nga Skënder Sadri KAPITI Presidentin e Kosovës duhat ta zgjedhë populli, verdikti i tij, REFERENDUMI ,dhe jo “vullneti” pazar i...
Hasan Prishtina- shqiptar i madh, frymёzues e kontribues i pashoq nё shёrbim tё Kombit
Nga Skёnder Sadri KAPITI Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes...
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...

Average Rating