Sot filloi faza nokaut e Botërorit “Qatar 2022”: Holandë-SHBA 3:1
Sipas orarit ndeshja e parë ishte nga ora 16:00, SHBA-Holandë e cila perfundoi me rezultat 3 me 1 dhe nga ora 20:00 do të luhet ndeshja Argjentinë – Australi.
Holanda tanimë është çerekfinalisti i parë i Botërorit “Qatar 2022” pasi kanë mundur SHBA-në në ndeshjen e parë të 1/8 e finales me rezultatin përfundimtar 3-1.

Portieri amerikan Matt Turner vetëm brenda dyzet e pesë minutash e ka nxjerrë dy herë topin nga rrjeta. Depay (10′) dhe Blind (45′) kanë shënuar për ekipin e drejtuar nga Louis van Gaal. Me këtë rezultat, 2-0, është mbyllur pjesa e parë.
Amerikanët nuk janë dorëzuar dhe pas kthimit në fushë nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh kanë bërë çmos për të shënuar, por tek goli kanë arritur vetëm në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë përmes Wright.
Kur është menduar se amerikanët do ta barazojnë rezultatin dhe ndeshja mund të shkojë drejt vazhdimeve, në skenë ka dalur Dumfries i cili ka shuar ëndrrën amerikane dhe ka vulosur fitoren holandeze.
Sonte nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja tjetër mes Argjentinës dhe Australisë.
Një e teta e finales ka gjashtëmbëdhjetë skuadra dhe janë gjithsejt tetë ndeshje.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Futboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit...

Average Rating