Sot, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon sot. Deri në përfundimin e këtij afati, Kuvendi duhet ta përfundojë procedurën për zgjedhjen e Presidentit.
Nëse Presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e Kuvendit.
Çështja e zgjedhjes së Presidentit ka qenë në qendër të zhvillimeve politike gjatë javëve të fundit, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për kandidatin dhe votat e nevojshme.
Pas disa takimeve, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishin dakorduar për Bekim Sejdiun si kandidat për President, por marrëveshja u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së dhe Sejdiu më vonë u tërhoq nga kandidatura.
Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar votimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara në dy lexime, ndërsa më pas të diskutohet për gjetjen e një kandidati konsensual për President.
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara u miratua dje në lexim të parë, por deri tani nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.
Më shumë storie
PS dhe PD, dy bijat e Partisë Komuniste zbatuan në perfeksion Projektin “KATOVICA”
Nga Skënder Sadri KAPITI Duke marrë shkas nga Protestat patriotike të studentëve të cilët protestojnë prej 5 muajsh kundër politikës...
Shaip Kamberi shpall fitoren në zgjedhjet për KKSH: Dolëm të parët
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka njoftuar fitoren e listës...
Uran Butka – Vuajtja e bukur
Botimi i parё 2019 Nё ditёt e fundit tё tetorit 2026, u takova sёrish me Uraninm ku ai mё dhuroi...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Albin Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes...
Edhe sot protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Sot, qytetarë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile protestuan për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet...

Average Rating