Sqarim  për demokratët: Pse humbi PD dhe parajmërimi për dështimin e madh  edhe  të Rilindjes Socialiste(Tetor 2013)

Read Time:9 Minute, 35 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Unë Skënder KAPITI me edukatë nacionaliste dhe kundërshtar  i ishregjimit komunist , jam kundërshtar dhe kritik edhe  kundër cdo mashtrimi dhe kundër cdo zullumi e zullumqari dhe kundër të këqijave politike  publike e  kombëtare.

Këtëshkrim po e nis për botim ,është shkruar në Tetor të vitit 2013, kur  sapo Edi Rama formoi qeverinë e parë të tij pas fitores së socialistëve të zgjedhjeve të Qershorit 2013, pra para 10 vitesh.

Edi Rama erdhi në pushtet  para 10 vitesh , dhe në këtë shkrim  kam analizuar shkurtimisht  25 vitet e tranzicionit dhe shkaqet pse humbi thellë në vitin 2013 PD-ja e ishkryeministrit Berisha, por që tani janë bërë32  vite tranzicion por që asgjë nuk ndryshoi dhe as nuk u përmirësuan nga ajo e ashtuquajtura mashtruese “Rilindja”Socialiste e Edi Ramës, por vetëmsa u riciklua e njejta politikë , injëjti  korrupsion dhe vetëm sa pati dështime të radhës akoma edhe më të mëdha.Koha më dha të drejtë për atë se cfarë unë para 10 viteve pata paralajmëruar,pikërisht atë se pa ndarjen e PD nga berishizmi ajo nuk vjen në pushtet,  si dhe paralajmërimin tjetër se Rilindja socialiste e Ramës do përfundonte  si një rilindje korrupsioni, tradhtie e  antipublike.

Ja shkrimi i Tetorit 2013:

“Ky tranzicion në Shqipëri filloi me vendosjen e pluralizmit politik nё Shqipёri dhe ku nё fillimet e tij vota popullore ja besoi masivisht dhe thellё tё drejtёn e pushtetit PD-sё, pasi shqiptarёt ishin tё sfilitur e tё stёrmunduar nga sistemi i neveritur dhe i dёshtuar komunist i viteve 1945- 1990.

Kёtё pakёnaqёsi tё akumuluar nё popull e shfrytёzoi mjaft mirё PD dhe lideri absolut i saj, Berisha. Kjo parti i atribuoi vetes misionin e vendosjes sё demokracisё nё Shqipёri qё fillimisht edhe populli shqiptar po dhe politika perёndimore sidomos SHBA-të e mbёshteten fort atë. Kёtё shans e shfrytёzoi mirё dhe propaganda tejet populiste politiko-pushtetare e PD-sё duke e paraqitur veten si parti demokratike, antienveriste, antikomuniste dhe pro euroatllantike e integruese. Si, dhe nga ana tjetёr gjatё gjithё kёtij tranzicioni të derimësotëm Berisha pёrdori si armё kryesore kundёr opozitёs socialiste dhe me mjaft efikasitet akuzёn kundёr saj si trashёgimtare e PPSH(Partisё Komuniste) e qё nё realitet e nё prakticitet PD ka qenё pasuesja mё e saktё e PPSH  si njё parti pasuese tipike autoritariste, jodemokratike, dogmatike dhe populiste e popullmashtruese që zbatoi Platformën KATOVICA. Sidomos Berisha e pushteti i tij  si manipulator i disidencёs antikomuniste dhe tё sё djadhtёs shqiptare e cila ishte asgjёsuar pothuajse nga pushteti gjysmёshekullor komunist, dhe pikёrisht kjo shtresё i besoi me fanatizёm dhe e votoi gjithnjё PD-në, pavarёsisht se ajo  vetёm sa pёr vota e deshi atё dhe vetёm pёr kёtё e deshi dhe e “respektoi”.

Pra PD luajti mjaft mirё dhe me kartёn e disidencёs antikomuniste.

Jo vetёm ky fakt, po dhe parti tё tjera dhe kryesisht liderёt e tyre tё majtё si dikur S. Gjinushi i Partisё Socildemokrate pas zgjedhjeve të Marsit 1992, L.Xhuveli i Partisё Agrare në vitin 2005 dhe sidomos LSI që lindi si derivat i PS i tradhёtuan rёndё interesat e tё majtёve, dhe pёr interesa personale i “shitёn” dhe  partitё e tyre thjesht pёr interesa pushteti, e pra ku shquhet dhe kjo Lёvizja Socialiste pёr Integrim qё si integrim atё qё e bёri më së miri dhe me tё vёrtetё ёshtё se suksesi i saj ishte integrimi i korrupsionit, dhe tashmё pasi qeverisi nё kualicionin me PD, kualicion që si kualicion pati meritën e kapjes së shtetit dhe të institucioneve të pavarura nga PD-LSI, kualicion që ka në kurriz edhe të një prej ngjarjeve më të rënda të tranzicionit dhe pikërisht atë të 21 Janarit, atë të vrasjeve të protestuesve paqësorë dhe plagosjen e shumë të tjerëve që protestonin për votën e lirë dhe kundër korrupsionit të atij kualicioni qeverisës; kualicioniPD-LSI i cili ishte kundër vullnetit të antarësisë së PD –së e ku vetë kësaj të fundit ky lloj bashkëqeverimi me LSI i kushtoi shumë rëndë me 23 Qershor 2013. dhe që pas kësaj date, kjo LSI  ёshtё sot nё kualicion me PS që më së shumti ka zhgënjyer tashmë dhe antarësinë e PS, fakt ky që  me siguri për shkak të “borxheve” ndaj ish-ortakut qeverisës të mëparshëm padyshim se do t’ja vështirësojë punën PS –së për reformat dhe ndryshimin  për arësye të ndonjë  opozicioni  tinëzar për “hatër” të bashkëkorrupsionit të vjetër të para një vjeçar. Kështu pra bënë të mundur që dhe më parë gjatë qeverisjes 1997-2005 për interesa personale pushteti dhe përfitimi qeverisja e majtë me Nanon kryeministër nga politika ordinere qeverisëse në favor të klaneve pranë tij instaloi një sistem korrupsioni dhe për këtë shkak  bënë të mundur riciklimin në pushtet në vitin 2005  të PD-së.

Më pastaj po ai pushtet, pra PD përsëri vazhdoi trashëgiminë e qeverisjes së viteve 1992-1997 dhe që  demokracia jonё qёnka deri mё sot kështu pra si njё konsensus politik pandershmёrie dhe korrupsioni. Ky quhet tranzicion demokratik qё nё fakt ka montuar dhe funksionuar si njё sistem korruptiv antiligj e antipublik.

Ky tranzicon ka qenë alternim pushtetesh, luftë e betejash amorale mashtrimesh, vjedhje votash e manipulimesh rezultati dhe shtremberimesh të vullneti popullor, po që pavarësisht atij ndërrimi qeverisjesh që ishin vetëm sa për zëvëndësim pushteti, pasi në themel të këtij tranzicioni ka qenë konsensusi tinëzar politik i pluripartive, ai  i vazhdimësisë së qeverisjes dhe të sundimit të politikës nga pasuesit e ishsistemit komunist; ky tranzicion ka qenë konsensus i pashpallur korrupsioni e tradhëtie, përçarjeje dhe mashtrimi për shoqërinë shqiptare; ky tranzicion politik ka qenë një konsensus spekulativ e manipulativ me demokracinë;  një konsensus spekulativ që ka manipuluar me dosjet e agjentëve, spiunëve dhe të ishfunksionarëve të ishdiktaturës pasi dhe për të vetmen arësye se po të hapeshin dosjet e ishsigurimit të shtetit ndoshta puthuajse të gjithë politikanët dhe funksionarët e shtetit të këtij tranzicioni, fakti i të qënurit të tyre spiunë, funksionarë e shërbëtorë të zellshëm të atij regjimi, minimalisht do t’ua kishte bërë të pamundur atyre sundimin politik të këtij tranzicioni.

Është bërë e modës për politikën shqiptare që pas marrjes së pushtetit apo ndërrimit të sistemeve politike forca politike që qeveris të premtojë cilado qoftë ajo, të na premtojnë RILINDJE SHQIPTARE.

Në gjëndjen ku e katandisi Shqipërinë dhe shoqërinë regjimi i PD me Berishën është me të vërtetë më se e domosdoshme dhe e pranueshme ajo që premtoi PS ( Partia Socialiste ) pasi dhe ndëshkimi i rëndë që i erdhi pushtetit të PD së me 23 Qershor 2013 ishte në përmasa të mëdha si të një “revolucioni” demokratik me votë, pra për një Rilindje Shqiptare.

Partia Demokratike  me humjen e thelle që pësoi në Qershor të vitit 2013  prej bashkëqeverisjes korrupsive demokratiko-socialiste, pra me LSI, PD-ja  pa një analizë të thellë, pa një reformim për t’u ndarë nga tranzicioni dhe nga fryma autoritariste dhe berishizmi do ta ketë  shumë të vështirë të vijë në pushtet, edhe për aktin se demokratët e vertetë janë shumë të zhgënjyer me elitën drejtuese të PD-së  të këtyre 25 viteve, pra duhet bërë një rinovim real i PD-së për t’u ndarë nga korrupsioni, nga ishkomunisto-spiunët e ishregjimit dhe nga tranzicioni.

Po le të presim se si do të vazhdojë kjo RILINDJA SOCIALISTE me këtë premtim , le të shpresojmë se a do të ketë kjo qeverisje socialiste e RILINDJES në kabinetin e saj, në administratën e saj dhe në “bërthamën strategjike” term famoz ky i kryeministrit Rama të pas 23 Qershorit 2013 ashtu si dhe ai i Këshillit të të Urtëve të emërtuar më parë prej tij po që nuk e di se ku u tret ai Këshill i të “Urtëve”; a do të jetë ky ekip, ekip  rilindasish apo ekip neohajdutësh,dhe  a do të ketëRama në këtë ekip elementë kombëtarë, patriotë, të aftë, të ndershëm, profesionistë dhe të përgjegjshëm që ta bëjnë Rilindjen.

Të shohim e të presim se a do të ketë në institucionet e pushtetit të këtij “rilindasi” dhe të shtetit ndonjë trashëgimtarë biologjik e politik të nacionalistëve dhe të të ishpersekutuarve të regjimit komunist, dhe se a do të ketë ndonjë stërnip të Rilindasve tanë të mëdhenj të fundshekullit të 19 dhe të fillimshekullit të 20, apo do të bëhet Rilindja me nipat e mbesat e ishnomenklaturës komuniste, me servilë e puthadorë të kryeministrit të radhës dhe të pushtetit të tij, ashtu siç dhe na e bëri “Rilindjen Demokratike”  PD me ishkomunistin e devotshëm Sali Berisha    me ishkomunistët, ishsigurimsat e shtetit të diktaturës e kompani që ishin vetëm një zgjatim i komunizmit në paskomunizëm.

Le të shohim pra, dhe le të presim e shpresojmë se a do bëhet e realizohet rilindja, por ama rilindja patriotike, kombëtare, demokratike që e bën vetëm shteti ligjor e demokratik, sundimi i ligjit dhe i drejtësisë, punësimi dhe mirëqënia sociale, vendosja e dinjitetit dhe e sovranitetit e individit, shoqërisë dhe shtetit që janë mungesa dhe deficite të mëdha të trashëguara nga tranzicioni i derimësotëm, apo do kemi një rilinidje shterpë e boshe të radhës  si ideologji, si filozofi mashtrimi dhe demagogji e hipokrizi e rinovuar e politikës së pushtetit  të  pas 23 Qershorit 2013.

Le t’ia lëmë kohës të gjykojë se a do të kemi Rilindje apo demagogji e mashtrim të radhës dhe vetëm ndërrim e zëvëndësim pushteti dhe vijimësi gënjeshtrash e premtimesh, vijimësi korrupsioni e tradhtie por me aktor të rinj të korrupsionit dhe të keqbërsve e mashtruesve publik; a do kemi luftë kundër korrupsionit apo mbivendosje të tij;  a do të kemi ndëshkim të të korruptuarve apo këmbim borxhesh të tij, dhe koordinim, manipulim  dhe kooperim korrupsioni sipas praktikës së politikës dhe pushtetarëve shqiptarë “ nuk po të ngacmoj unë sot me pushtetin tim,  dhe mos më ngacmo ti nesër kur të vish në pushtet”.

Rilindja “komuniste” me Enver Hoxhën dhe Rilindja “demokratike” me Sali Berishën ishin vetëm mashtrime e gënjeshtra që e sketërrosën vëndin dhe shoqërinë, po le të shohim këtë Rilindjen “socialiste” me Edi Ramën  se cfarë do na sjellë, do të na sjellë atë që  premtoi me fjalë sa për të marrë pushtetin apo  ndonjë Rilindje neokomunistësh dhe  ndonjë Rilindje të re krimi, korrupsioni e tradhëtie.Vështirë se Rilindja Socialiste të bëjë ndryshimin,sepse ajo është pasuese e Partisë Komuniste e cila pati premtuar parasënp or solli sketerrën , dhe kjo rilindja e premtuar si sociale do dështojë si një Rilindje antisociale, antipublike.

Shkruar në Tetor 2013

Shënim: Dhe tani koha vertetoi këtë paralajmërim timin të para 10 viteve  dhe nxori në dritë se politika e vjetër , atë të cvilën Lulzim Basha e quan “Trekëndëshi i Bermudës”, e cila është politika e vazhdimësisë së ishkomunizmit e konvertuar në një demokraci korruptive, të kriminalizuar dhe autokracie oligarko-hajnije që e sondon tranzicionin.Ky është një dështim total i politikës së vjetër, dhe aleati strategjik e jetik i shqiptarëve për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve detyroi politikën shqiptare miratimin e Vetting-ut në drejtësi si dhe  ndërmarrjen e vendosjen e sanksioneve individëve të pushtetshëm të zhytur në korrupsion me qëllim pastrimin e politikës shqiptare dhe clirimin e saj nga krimi e korrupsioni duke mbështetur dhe inkurajuar ndryshimin dhe duke  besuar dhe mbështetur atë politikë dhe ata  politikanë të rinj si Lulzim Basha dhe Elitën  re politike të PD-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Përfaqësuesit shqiptar të Luginës në Strasburg, temë pozita e shqiptarëve në Serbi
Next post <strong>Shoqata <em>” </em>Trojet e Arbrit <em>” </em>sot feston 19 – vjetorin e themelimit</strong>