Vesel Hoxha – Shkrime, kujtime dhe hulumtime gjeologjike
Botimet M@B

2025
Nё foton sipёr kam dalё me profesorin e gjeologjisё, tashmё nё pension edhe ai, zotin Vesel Hoxha, pranё banesёs sё tij.
Nuk ёshtё hera e parё qё takohemi, pёr mё tepёr njohja jonё nis nё pranverёn e vitit tё largёt 1968, nё Prrenjas, ku Veseli studionte nё Teknikum ndёrsa unё isha ndёr mёsuesit e sapo emёruar.
Mё vonё, nё vitet 70 Veseli erdhi student nё Fakultetin e Gjeologjisё ku unё gjithashtu isha asistent pedagog i matematikёs, kryesisht nё degёn e gjeofizikёs.
E kam nisur me njё shkollё gjeologjike minerare karierёn time pedagogjike, e kam vazhduar sёrish kur punoja nё gazetёn “Zёri i Popullit” nё redaksinё e shkencёs dhe mё duhej tё vizitoja edhe institutet shkencore tё lidhura me fushёn minerale dhe tё naftёs. Por te Veseli kam parё nga afёr njё ingjinier tё vёrtetё, mё pas njё pedagog universiteti qё arriti tё marrё gradёn e profesorit, i cili, njё pjesё tё madhe tё jetёs e kaloi nё terren, nё kёrkimet gjeologjike dhe mes studentёsh.

Por edhe shkroi vazhdimisht artikuj pёr problemet e fushёs, po ashtu edhe kujtime nga pёrvoja profesionale.
Libri mё i ri vёllimor, gati 490 faqe, u kushtohet kolegёve tё tij, mёsuesve dhe profesorёve tё Veselit, shkrime pёr Veselin nga kolegёt etj, punёs nё terren nga jugu nё veri, vlerёsime pёr figurat tona kombёtare, artikuj tё hershёm nё shtyp nga Veseli, praktikave mёsimore me studentёt, pasurive minerale tё vendit.

Fotografi tё shumta me ngjyra i shoqёrojnё tё gjitha shkrimet nё fjalё.


Libri ka njё letёr cilёsore, njё gjuhё shqipe tё mirё dhe njё stil rrёfyes interesant.
Kudo spikat modestia e autorit, respekti i tij pёr kolegёt, dashuria pёr atdheun dhe profesionin, ndjenja e pёrgjegjёsisё ndaj popullit qё i ka mundёsuar shkollimin dhe ndaj problemeve qё kalon vendi dhe krahina e tij e lindjes.
Unё vetё e falenderoj me gjithё zemёr pёr hapёsirёn qё mё ka lёnё edhe mua nё librin e tij duke paraqitur edhe kujtime tё mia pёr tё edhe vlerёsimin e tij pёr mua si ish mёsues.
Besoj se tё njёjtёn pёrshtypje do kenё dhjetёra ish kolegё e profesorё tё Veselit qё pёrmenden nё kёtё libёr aq tё vlefshёm pёr historinё dhe gjendjen e gjeologjisё shqiptare.
Bardhyl Selimi, 31 tetor 2025

Average Rating