Vjosa Osmani pas miratimit të raportit: Me aleatët drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas miratimit kalimit të raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, që u mbajt sot në Paris.
E para e shtetit ka thënë se institucionet e vendit do të vazhdojnë të punojnë me aleatët drejt anëtarësimit në KiE.
“Edhe një hap. Pas miratimit të raportit në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, tani anëtarësimi i Kosovës në KiE do të vazhdojë në Asamblenë Parlamentare. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka shkruar Osmani në platformën X. Raporti në Komisionin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka kaluar me 31 vota për, 4 kundër e 1 abstenim.

Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating