Vjosa Osmani shtrëngon duart me Presidentin e zgjedhur Donald Trump
Sot në Paris të Francës janë mbledhur udhëheqës botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidenti i zgjedhur i ShBA’ve, Donald Trump.
Po ashtu, aty ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila publikoi një fotografi ku shihet duke i shtrënguar duart me Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani iu bashkua sot liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame.
Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu u ftuan për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée, në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni.
Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë. Ajo u dëmtua rëndë në një zjarr në vitin 2019.
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...

Average Rating