Vota për Igli Carën, për shërbëtorin e popullit dhe qytetit e që do ua kthejë Bashkinë qytetarëve

Read Time:2 Minute, 4 Second

Nga Skënder Kapiti  

Keqqeverisja socialiste ka hipotekuar epokën 23 vjecare, epokën   më të dëmshme rrënimtare infrastrukturore, betonizuese, antituristike, antipublike e kundër kulturore  për  qytetin me pasoja të pariparueshme   për Durrësin.

Vota durrsake për Igli Carën sepse Cara do u shërbejë qytetarëve dhe qytetit.

Kjo është ajo që sot flitet dhe që kërkojnë  qytetarët durrsakë.

Ata do votojnë atë që u shërben atyre, pra që kryerbashkiaku nuk zgjidhet që qytetarët të  votojnë  për t’i shërbyer Kryetarit të Bashkisë dhe administratës,por që kryetari zgjidhet për t’u shërbyer qytetarëve dhe qytetit pasi taksat e qytetarëve i paguajnë kryetarin dhe administrastën. Pra, ata janë punonjës me pagesë nga populli dhe jo pronarë të Bashkisë sic kanë vepruar e veprojnë kryetarët e Bashkisë, paraardhësit e Carës,  si kryetarë e ishkryetarë   jollogaridhënës , madje edhe me arrogancë e mosperfillje ndaj qytetarit e publikut.

Ky, pra: shërbimi ndaj qytetarëve dhe qytetit, ky është misioni e vizioni, përkushtimi dhe përgjegjshmëria qytetare e  Igli Carës kundër keqqeverisjeve socialiste  antipublike dhe të  pandjesisë, korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së paraardhësve të tij që kanë keqadministruar qytetin.Cara si kryebashkiak do sjellë risinë e re, atë të shëbetorit të popullit dhe jo atë  të interesit të vet, as të grupit e as të partisë.

Fatkeqësisht dhe mjerish prej 20 vitesh Bashkia është e shkëputur nga interesi publik dhe ai qytetar, Bashkia është parë e konsideruar nga ishkryebashkiakët  si pronë private e tyre apo e një grupi interesi të cilët e kanë parë Bashkinë si  të drejtë të tyre për të bërë atë se cfarë ua ka dëshiruar interesi personal, i atij si grup interesi dhe i Kryeministrit.

Qytetari durrsak nuk e prek dot Bashkinë, sepse Bashkia është shumë larg tij, larg nevojave dhe shërbimeëve që kërkon qytetari dhe taksapaguesi durrsak.

Igli Cara do ua kthejë institucionin e Bashkisë qytetarëve;  Igli Cara si kryetar do u shërbejë qytetarëve dhe qytetit, sepse interesi i tij si qytetar gjëndet brënda interesit të qytetarëve dhe jo ashtu sic kanë bërë e vepruar paraardhësit e tij të cilët nuk  kanë treguar as respektin publik më të vogël dhe as përgjegjësi  morale, as ligjore dhe as ndjesi humane në punën e tyre në keqdrejtimin dhe keqadministrimin e  Bashkisë Durrës.Dhe kjo është ajo se cfarë  Cara premton për të të bërë, për të bërë ndryshimin dhe për kthimin e Bashkisë qytetarëve durrsakë pas 23 vitesh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Belgzim Kamberi: Situata më e rëndë se para nënshkrimit të marrëveshjes në Ohër
Next post Doli nga shtypi libri ”THESAR KOMBËTAR…” vëllimi 12