Votë në emër të Atdheut!
Nga Azgan Haklaj

Votë në emër të identitetit dhe dinjitetit!
Rezultati i pjesshëm i zgjedhjve vendore në Maqedoninë e Veriut ndonëse jo përfundimtar po tentohet të shitet, të festohet e trumbetohet me histerizëm nga nacional-shovinistët e VMRODPMNE-së dhe bishti i tyre shqipfolës VLEN, si një fitore.
Në të vertetë koalicioni shqiptar i udhëhequr nga Ali Ahmeti prin me vota kombëtare dhe shumë komuna me shumicë shqiptare janë në balotazh, ku teorikisht në shumicë pritet fitorja e AKI-së.
Atëherë lind pyetja përse gjithë ky gezim paradoksal në kampin sllavo maqedon të Mickovskit?
Natyrisht kjo është teknikë e njohur elektorale për të demobilizuar e dezoptimizuar kryesisht votuesit shqiptarë në komumat ku ka balotazh.
Por ajo që bie në sy dhe nuk fshihet nga sllavo-maqedonët është tmerri që kanë nga Ali Ahmeti dhe koalicioni i tij euro-atkantik.
Ky tmerr natyrisht vjen nga kujtesa jo e gjatë e Ali Ahmetit, prijësit ushtarak të UÇK-së, e cila me forcën e pushkës, me gjakun e heronjëve, me qëndrësen e pashoqe e natyrisht me mbështetjen e aleatëve perëndimorë arriti të çlirojë nga prangat e robërisë e nënçmimit dhe ti vendosë në rrugën e lirisë, demokracisë e integrimit shqiptarët në trojet e tyre etnike në Maqedoninë e Veriut.
Kjo situatë e cila po përshkallëzonte për 2 dekada me shpejtësi në progres të të drejtave të shqiptarëve atje si faktor i barabartë shteformues nuk mund të gëlltitej ndaj duke shfrytëzuar agresionin rus në Ukrahinë dhe strategjinë e vjetër serbo-ruse për të hapur një pykë në Ballkan u sponsorizua VMRODPMNE, si simbol i shovinizmit malinj sllav.
Bashkimi patriotik euroatlantik i shqiptarëve në Prishtinë , Hage, Tiranë e së shpejti në Shkup në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së të burgosur padrejtësisht ishte jo vetëm një trokitje në ndërgjegjen tonë kombëtare por dhe një alarm për skenaristët e strategjisë sllavo-serbo -ruse në Ballkanin Perëndimor.
E natyrisht përsonaliteti i Ali Ahmetit si lider kryesor i kësaj lëvizjeje është shndërruar në tmerr e makth që i tejkalon dukshëm kufijtë e shtetit aktual maqedon.
Pra produkti i ndërgjegjes dhe Rilindjes Kombëtare shqiptare në këtë shekull të ri me emrin Ali Ahmeti është pengesa reale e skenarit anti shqiptar dhe anti euroatlantik në Gadishullin Ilirik.
Ai jo vetëm nuk do ta pranojë kurrë përçudnimin e svetënimin e të drejtave të shqiptarëve që ka filluar atje por do të avancojë në stade që janë të pa parashikueshme nga dritëshkurtërit e Shkupit zyrtar.
Historia nuk është histeri dhe revansh.
Këtë e ka deshmuar viti 1999-të në Dardaninë Antike, “Kosovë” dhe viti 2001 në Maqedoninë e Veriut.
Shqiptarët janë aty më të motivuar se kurrë.
Aleatët tanë të fuqishëm dhe gjeostrategjia rajonale e globale flasin për një tjetër goditje fatale që do të marrë plani ugurzi i Vasa Çubriolloviçit në Ballkan.
Nëse entuziasmi i nacional shoveneve maqedonë në Shkup shtohet nga rekrutimi i disa shqipfolësve atje apo në Prishtinë e Tiranë ju themi se buzëqeshja do tu kthehet në ngërdheshje dhe vaj…!Historia jo e largët e ka deshmuar se nuk vlejnë patericat e rekrutuara kuislinge përballë ndërgjegjes dhe shpirtit të lirë të një kombi nga me të vjetrit siç jemi ne shqiptarët në këtë kontinent.
Ndaj kllouni i shovinizmit maqedon Mickovski dhe korbat që përfaqëson të lusin Zotin e të rriinë urtë që të mos përballen me zemërimin e shqiponjave e luanëve!
Sllavomaqedonësit duhet ta kenë të qartë se kush prek shqiponjat përballet me luanët!
Tashmë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë të qartë e janë të vetëdijësuar se çdo votë në balutazh duhet të shkojë në emër të identitetit, dinjitetit, në emër të atdheut, euroatlantizmit.
Korbat sllavomaqedone nuk mund ta ndalin fluturimin e shqiponjave!
Average Rating