Vrasja e Faton Hajrizit, Daçiq: Nuk kishte ndërmend të dorëzohej

Read Time:1 Minute, 49 Second

Faton Hajrizi, i arratisuri nga Burgu i Smerkonicës në Kosovë, është vrarë të premten në mesditë nga policia serbe në Lloznicë të Serbisë. Sipas medieve serbe, ai ishte vrarë në përpjekje për t’u arratisur në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa kishte shtënë nëntë herë në drejtim të policisë speciale serbe.

Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se në ndjekjen e Fatonit nuk u lëndua asnjë efektiv policie, por nga të shtënat u dëmtua një makinë.

“Sot në mëngjes publikuam një foto që njerëzit ta raportojnë nëse e shohin dhe pikërisht kjo ka ndihmuar. Një banor i qytetit fqinj Trbušnica e pa atë sepse po i kërkonte ujë. Nuk e njeh gjuhën, siç thamë. Sapo u largua, iu desh të bënte një ose dy kilometra për ta raportuar”, tha Daçiq në një konferencë për media.

Daçiq tha se në këtë aksion janë përfshirë rreth 400 policë nga të gjitha efektivët, edhe ata rrugor, me helikopterë e dronë.   

“Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, ku prej vitesh fshihen emigrantët nga Presheva” tha Daçiq, sipas të cilit, Faton Hajrizi nuk kishte ndërmend të dorëzohej.

Sipas tij, paraprakisht ai kishte vjedhur një biçikletë, ndërsa ishte identifikuar nga kamerat e një pompe karburantesh.

“Kur erdhi policia, ai qëlloi nëntë herë në drejtim të tyre…nuk e kishte në agjendë të dorëzohej”, thotë Daçiq duke e përshkruar atë si “kriminel brutal dhe të padurueshëm”.

“Nuk do të tregojmë mëshirë për askënd. Polici humbi jetën në krye të detyrës, të gjithë kishin frikë se do të kishte vrarë dikë tjetër”, tha Daçiq, duke kërkuar ekstradimin e vëllait të tij Artanit nga Gjermania pasi dokumentet e tij u gjenden në vendin e vrasjes së policëve.

Faton Hajrizi në Kosovë ishte dënuare me 27 vjet burg, pasi në moshën 15 vjeçare kishte vrarë një ushtarë rus në Drenas. Ai kishte kaluar më shumë se dy të tretat e vuajtjes së dënimit, ndërsa pas arratisjes së fundit tha në Tik Tok, se nuk e kishte ndërmend më të kthehet në burg.  /RTK/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ivica Daçiq: Likuidohet vrasësi i policit serb në afërsi të Lloznicës
Next post Opinion: <strong>Pse pushuesit nga Kosova nuk e “tradhtojnë” Durrësin”</strong>