Xhelal Sveçla: Serbia përgjegjëse për shpërthimin në Ibër-Lepenc, 8 të arrestuar

Read Time:2 Minute, 13 Second

Tetë persona janë arrestuar për rastin e sulmit terrorist të në kanalin e ujit Ibër-Lepenci. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme ka thënë se Beogradi zyrtarë është përgjegjës për shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore tetë persona të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale e terroriste. Sipas tij, janë konfiskuar një arsenal armësh, eksplozivësh e uniformash.

“Pas hetimeve intensive, sot në orët e mëngjesit në 10 lokacione kemi realizuar kontrolle, ku janë arrestuar 8 persona si të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe AKI-në. Në këto aksione janë konfiskuar armë, eksplozivë, uniforma e gjëra tjera që do t’i shërbejnë hetimit…Qeveria e Kosovës me institucionet e saj nuk do të ndalet derisa të gjithë këta kriminelë e terroristë të arrestohen dhe të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar se shumica e pajisjeve janë të prodhimit serb, por që disa pajisje janë ekskluzive ushtarake që nuk gjenden as në tregun e zi.

“Eksplozivi i përdorur mbrëmë është material që vështirë që gjendet, pos që furnizimet janë nga magazinat e ushtrisë. Ne besojmë se ato kanë dalë nga magazinat e ushtrisë së Serbisë. Policia e Kosovës do ta verifikojë këtë”, ka theksuar Sveçla.

Sveçla, ka thënë se përgjegjëse për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Kosova e mban përgjegjëse Serbinë.

“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste siç janë sulmet e fundit me granata në Zveçan dhe tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, ka thënë ai.

Sveçla e ka cilësuar shpërthimin në Zubin-Potok si aktin më të rëndë të pasluftës.

“Ky sulm terrorist s’është vetëm një sulm i rëndomtë, por i organizuar dhe planifikuar mirë nga grupe apo organizata që janë profesioniste në kryerjen e sulmeve të tilla terroriste e të cilat shkaktojnë dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Pra synimi i tyre ka qenë të maksimizohet dëmtimi ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ministri.

Kurse, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se tri sulmet e fundit në veri janë kualifikuar si sulme terroriste që kanë pasur synim ta cenojnë sigurinë e Kosovës. Sipas tij, të arrestuarit mund të kenë lidhje me kryeterroristin Milan Radoiçiq, porse ka shtuar se mbetet punë e hetuesisë për të konfirmuar rolin e secilit të arrestuar.

https://www.facebook.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Besnik Bislimi: Nemanja Radivojeviq-Gandi, i dyshuar për sulmin terrorist në veri