Zgjedhjet lokale: PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Me këtë vendim, PZAP e ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për shkak të vlerësimit se disa kandidatë nuk i përmbushnin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.
Sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i bazuar në mënyrë të duhur në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm që kandidatët në fjalë janë në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.
PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të bëjë certifikimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...

Average Rating