Zgjedhjet lokale: KQZ pranon vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar pranimin e vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e obligon këtë institucion të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parashikuara më 12 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për RTKlive se KQZ tashmë ka marrë në dorë vendimin e PZAP-it dhe se palët e përfshira kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda një afati prej 48 orësh.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, ka theksuar Elezi.
Vendimi i PZAP-it vjen pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila ishte refuzuar më herët për certifikim nga KQZ më 21 gusht. Arsyeja e refuzimit kishte qenë vlerësimi se disa prej kandidatëve nuk përmbushnin kriteret ligjore për të marrë pjesë në garën zgjedhore.
Me vendimin e ri, PZAP ka anuluar këtë refuzim dhe ka urdhëruar certifikimin e subjektit politik, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Adem Jashari dhe Familja Jashari janë shëmbulli më i lartënë histori i sacrificës për liri, atdhedhe komb
Nga Skënder Sadri KAPITI Komandanti legjendar, heroi i madh kombëtar, Adem Jashari dhe heroizmi madhështor i Familjes Jashari janëEpopeja më...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...
SOT, NË UNIVERSITETIN “ISA BOLETINI” NË MITROVICË, U PËRURUA LIBRI “NXËNËSI ËSHTË E ARDHMJA”, I AUTORES LENDITA UKA IBISHI
Nga Violeta Hoxhaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi.Mitrovicë, 16 qershor...
Përfundon numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit
Numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është përmbyllur dhe është konfirmuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës....
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...

Average Rating