28 Nëntori po festohet në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë
Sot, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, diasporë dhe në vise të tjera po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Për të shënuar këtë ditë historike, janë organizuar aktivitete të ndryshme, ku kanë marrë pjesë liderët e shteteve përkatëse.
Ceremonia kryesore është mbajtur në Shqipëri, në Vlorë, qyteti ku lindi shteti shqiptar. Në sheshin e Vlorës u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar, ku ishin të pranishëm presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prefekti i Vlorës dhe ministra të kabinetit qeveritar.
Në Kosovë, në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, janë organizuar homazhe në vende historike si Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, si dhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të luftës së Kosovës, etj.
Për Kosovën, kjo datë ka edhe dy simbolika të tjera. Së pari, ajo shënon daljen publike të UÇK-së më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Së dyti, 28 Nëntori është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, i lindur më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt.
Stafi i KosovaLindore.com, uron gjith shqiptarët kudo që janë 28 Nëntorin Ditën e Flamurit
Më shumë storie
Domosdoshmëria e përsosjes morale dhe intelektuale
Nga Skënder Sadri Kapiti Morali e ruan njerëzoren që të mos rrëshqasë në amoralitet. Përsosja intelektuale zhvillon të menduarit dhe...
Amerika përqafon imperializmin dhe braktis Europën
Në vitin 2025, Amerika e braktisi Ukrainën dhe Europën përballë Rusisë dhe zgjodhi të kaluarën perandorake si të ardhme. Ky...
President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
Nga Skënder Sadri KAPITI Adem Jashari-Hero Kombëtar i Kosovës. Heroi Kombëtar i një kombi meriton të jetë një personalitet i...
Mbi Librin “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare...
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundër Islamofobëve dhe ndonjë Gazete të tillë në Kosovë po u bëj këtë pyetje se: dy...

Average Rating