Urime SPAK-ut 112 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Nga Skënder Sadri KAPITI
Të gjithë kombit shqiptar i Uroj Gëzuar Festën e Pavarësisë, urimi në këtë përvjetor i takon edhe SPAK-ut.
Vendosa këtë titull shkrimi sepse Shqipëria që prej 112 vitesh shtet i pavarur , gjithmonë Shqipëria ka pasur problem ndërtimin e shtetit ligjor, funksionimin e ligjit demokratik;ka pasur problem diktaturën, autokracinë dhe korrupsionin.Me Veting-un në drejtësi dhe me SPAK-un Shqipëria po clirohet nga korrupsioni i cili përbën kërcënim për sovranitetinn kombëtar.
Aktualisht në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë , ky përvjetor politikën shqiptare e gjen në një gjëndje mëse mjerane, një politikë parlamentare, qeveritare dhe me një administratë të korruptuar,të papërgjegjshme dhe të pandjesi shoqërore. Kjo politikë nuk ka të drejtë që as të duket në këtë përvjetor pavarësie dhe jo më të japë e të bëj moral demokratik e patriotik me Ditën e Pavarësisë.
Dy partitë kryesore politike dhe të gjitha fantazmat politike të tjera në fakt e kanë falimentuar pluralizmin politik, e kanë kapur atë dhe demokracinë,e kanë kapur drejtësinë dhe shoqërinë. Ato vetë janë kapur nga korrupsioni, bashkëveprojnë në korrupsion dhe demokracinë e kanë fasadë. Partitë politike shqiptare nuk kanë demokracitet të brëndshëm, por janë thellësisht autokratike dhe si të tilla ato e mbajnë peng demokracinë, zhvillimin dhe integrimin e vëndit.Problemi më i madh që Shqipërisë i ka ardhur nga e gjithë politika shqiptare është korrupsioni, dhe përderisa korrupsioni përbën rrezik dhe kërcënim për sovranitetin kombëtar si dhe përderisa politika e këtyre partive e mbajnë vëndin me paqëndrueshmëri politike dhe në moszhvillim ekonomik dhe me keqfunksionim të politikës ,demokracisë dhe të shoqërisë, në këtë përvjetor pavarësie të Shqipërisë shqiptarët do të duhej që të bënin protestë kundër kësaj elite politike, dhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm duhet detyrimisht që ta ndëshkojnë ketë politikë të papërgjegjshme kombëtarisht.
Me të vetmen gjë që mund të krenohet vendi sot ëesghtë drejtësia e re , të cilës i uroj Gëzuar Pavarësinë, sepse ajo dhe aleati i madh i shqiptarëve ,SHBA-të po e clirojnë shtetin shqiptar nga kthetrat dhe prangat e korrupsionit.
Sovraniteti kërcënohej nga krimi dhe korrupsioni politik.
SPAK-ut i urojmë sukses në punën e madhe të përgjegjësisë kombëtare, atë të kthimit të besimit të shqiptarëve të drejtësia dhe te shteti;SPAK të vazhdojë me pastrimin e sistemit gjyqësor, në hetimin dhe në ndëshkimin e gjyqtarëve e prokurorëeve me aktivitet dhe me lidhje krimi e korrupsioni. SPAK njëkohësisht po i bën edhe politikës shqiptare pastrimin dhe Veting-un.Do kishte qenë mirë që të dëbohen nga sistemi të gjithë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë, madje SPAK-u duhet të pastrojë edhe veten e tij nga gjyqtarët dhe prokurorët që janë në radhët e tij, sepse është shumë e vështirë që të gjënden gjyqtarë e prokurorë që të jenë të pastër dhe të painfektuar nga korrupsioni dhe nga mercenarizmi i politikës dhe krimit.
Average Rating