Spanja nuk u jep viza boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në Botëror
Spanja nuk ka pranuar që boksierët nga Kosova të udhëtojnë në këtë shtet për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror. Për këtë ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës.
“Ekipi i Kosovës me kohë është paraqitur për pjesëmarrje në këtë kampionat botëror dhe ka aplikuar për viza, për boksierët 86kg.Taulant Jakupi, 92kg. Donat Syla, selektorin Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli. Dje me 10 nëntor kemi marrë përgjigje negative për viza nga ambasada spanjolle në Shkup të Maqedonis së Veriut”, ka bërë të ditur FBK. “Ne kemi kerkuar sqarime nga IBA për mospajisje me viza, por jemi shumë të pikëlluar që morëm këtë lajm dhe e konsiderojmë vërtetë të papranueshme, pasi besojmë se politika nuk duhet t’i ndalojë sportistët tanë të marrin pjesë”.
Më herët boksierët kosovarë nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në ngjarjet e boksit në Indi dhe në Serbi.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Futboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit...

Average Rating