Basha dhe PD institucionale e rinovuar është për shtetin ligjor, për demokracinë, antikorrupsionin, integrimin dhe pro amerikanizmit

Read Time:5 Minute, 7 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Demokracia është ligji,liria, e vërteta dhe morali; demokracia nuk është populizmi mashtrues si bolshevizmi që përdorin vjetërsirat politike si rilindasit, foltoristët e lsi-istët.
Si ka mundësi që jo pak njerëz sillen e dalin kundër sanksioneve amerikane dhe atyre britanike si në rastin e kundërshtimit të non gratave amerikane e britanike ndaj ishkryeministrit shqiptar?!
Këtyre të fundit po u po u bëj këtë pyetje: mendoni për një cast se SHBA dhe Britania nuk vendosin sanksione kot së koti dhe pa fakte kundër individëve të korruptuar, pasi këto dy superfuqi globale, mike dhe aleate të shqiptarëve dhe superfuqi ekonomike,demokratike dhe ushtarake ishin faktorët kryesorë të clirimit të Kosovës; dhe këto dy shtete u kanë vendosur sanksione edhe shteteve, regjimeve të supershteteve botërore si p.sh. Iranit dhe tani edhe Rusisë e Putinit.
Mirëpo mesa duket shqiptarët e kanë të vështirë për ta ndëshkuar dhe për t’u ndarë nw kohw nga e vjetra dhe e keqja;shqiptarët kanë gabuar në vonesat për të kapur kohën kur ajo ishte për në favor të tyre, ashtu suikurse koha është sot për shqiptarët. Prandaj SHBA dhe demokracitë perendimore po e lënë që e vjetra të kalbëzohet e të precipitojë në fundërri që populli pastaj të ndërgjegjsohet e të marrë “guximin” për ta ndëshkuar atë. Ketë unë e kam vërejtur me detaje edhe me atë se cfarë ndodhi në vitet 1990 kur diktatura komuniste më së shumti ra vetë pasi ishte stërkonsumuar dhe kalbëzuar.
Mesa duket edhe Basha veproi kështu në PD, u largua si kryetar në mënyrë që antarësia e opinioni të binden e të ndërgjegjsohen se nuk ka ndryshim , as përmirësim dhe as ndëshkim për regjimin e Edi Ramës pa u dekomunistifikuar, dekorruptuar dhe pa u larguar e ndarë nga tranzicioni, nga të korruptuarit, pra pa u ndarë nga e vjetra politike e PD-së e konsumuar dhe e dështuar. Pikërisht këtë ndryshim kërkon Basha me elitën e re politike në PD dhe që e mbështesin edhe SHBA-të, pra si një politikë të re me vizion të ri, që unë e kam thënë , shkruar e paraqitur si domosdoshmëri demokratike e patriotike në Librin tim “Triumfi i Kombit” që në vitin 2012.
Basha u largua, dhe ky largim i tij po ndërgjegjson tashmë opinionin për atë se cfarë mungon, dhe se mungon në pushtet e në qeverisje ajo që duhet, mungon politika e shpresës për ndryshimin që është Basha me elitën e re politike e PD-së.
Që të besosh dhe ta duash shtetin dhe demokracinë duhet njekohësisht që të besosh dhe t’u jesh mirënjohës SHBA-ve dhe aleatëve të saj si Britania e Madhe p.sh., pasi këto të dy shtete janë aleatë historikë, strategjikë e të përjetshëm mes tyre dhe janë edhe garanci dhe mbështetje edhe për Shqipërinë e Kosovën.
Foltorja, Konservatore! Por për cfarë konservatorizmi se !?
Pretendimi se Foltorja do të “rithemelojë” një PD “te rithemeluar” si një Parti Konservatore, mesa duket foltoristët me konservatorizëm kuptuakëkan të vjetrën politike (atë komuniste plus atë pseudodemokratike), atë të trashëgimisë komuniste dhe atë të korrupsionit të saj në paskomunizëm.
Pra, Foltorja si konservatorizëm komunist dhe demokracie korruptive.Pra, ky konservatorizmi foltoriost është një lloj hibridi politik komunisto-pseudodemokracie dhe avokatie korrupsioni.
“Foltorja” dhe ashtuquajtura “Partia e Lirisë” së LSI-së vazhdojnë e sulmojnë përditë Bashën,sepse janë të dy dështakë , janë njëri i shpallur “non-grata” nga SHBA e Britania Madhe, dhe tjetri i shpallur “non grata” si ishspiun; e sulmojnë Bashën dhe grupin elitar të ri të PD-së sepse njëri është i shpallur “non grata” e nuk njihet as nga PP të Europës, dhe tjetri as nga Partia Socialiste Europiane.Në këto kushte, as ata të dy, as foltorja dhe as hibridi politik LSI-Foltore të konvertuara si Partia e Lirisë nuk janë opozita reale, dhe duke qenë të tillë ata urrejnë Bashën dhe elitën e re të PD-së të cilët kanë mbështetjen edhe të SHBA-të.
Dhe duke qenë Basha i tillë, ky grup politik dështakësh akuzojnë e sulmojnë Bashën më shumë se sa Edi Ramën. Por në fakt, Ramën, dyshja Barisha-Meta e kanë aleat të fshehtë kundër Bashës, kundër PD-së institucionale dhe kryetarin në detyrë z. Alibeaj dhe jane edhe kundër SHBA-ve e BE-së.
Pra ky reaksion kundër demokracisë, kundër shtetit ligjor dhe kundër SHBA-ve është një “konservatorizëm” modern, si mbajtje e ruajtje të trashëgimisë komunisto-korruptive antidemokraci, antishtetligjor dhe antiSHBA, antivlera këto të kultivuara nga ishregjimi komunist.
Këta të tre, Berisha, Rama e Meta e shohin Bashën si kërcënim dhe potencialisht të aftë për ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet dhe për të bërë ndryshimin
Aleanca Foltore -LSI më shumë donin dhe duan më mirë Ramën kryeministër se sa Bashën dhe PD-në, dhe prandaj Basha me të drejtë ata të tre i ka etiketuar si “Trekëndëshi i Bermudës”. Edhe aleanca e fundit Foltore-LSI këtij qëllimi i shërben ,që PD-ja dhe Basha e Alibeaj të mos t’i fitojnë zgjedhjet vendore të Majit të vitit 2023.
Në procesin për rinovimin dhe për ndarjen e PD-së me të shkuarën dhe me fantazmat e së shkuarës , PD-ja dhe Lulzim Basha kishin dhe kanë mbështetjen e SHBA-ve të cilat e kanë pasur dhe e kanë PD-në institucionale partner të tyre shumë të rëndësishëm.
Por në kushtet e reja kur për Shqipërinë ndryshimi është i domosdoshëm dhe jetik, SHBA-të kërkojnë ndryshimin e politikës shqiptare dhe ndryshimin e rotacionin qeveritar, pasi qeveria aktuale është një qeveri antipublike e tejet e korruptuar.
Në këto rrethana SHBA deklarojnë se kanë partner PD-institucionale me elitën e re politike të saj, dhe këtë e tregoi fakti se ata shpallën non grata ishkryetarin e PD-së,ishpresident dhe ishkryeministër i dalë nga PD .
Pra shkurtimisht dhe me pak fjalë: Basha si kryetar dhe dhe elita e re politike e PD-së bënë rinovimin apo “rithemelimin” e saj si një Vetting politik të PD-së.Këto si dhe miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve i cili bën dekomunistifikimin dhe pastrimin e politikës nga ishagjentët e ishsigurimit famëkeq janë premisa të cilat shumë shpejt do ta sjellin PD-në në pushtet. (Vazhdon…)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gabriel Escobar: Kosova të përmbushë kërkesat për targat dhe Asociacionin
Next post Spanja nuk u jep viza boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në Botëror