John Bolton: Nuk jam ai që propozova idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
John Bolton i cili shërbeu si këshilltar për Siguri Kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, gjatë një interviste dhënë për Foreign Press Association, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai është pyetur në mënyrë direkte nëse ishte ai që propozoi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ai nuk e kishte propozuar atë, pasi një gjë e tillë tashmë ishte diskutuar.
“Në aspektin politik është dëshmuar si diçka e pamundur në fillim në Kosovë dhe më vonë në Serbi”, shtoi diplomati amerikan.
Bolton foli për momentin kur Tony Blair kishte kërkuar të takohet me të dhe të diskutojë për këtë ide që tashmë po qarkullonte.
Ish-këshilltari i Trumpit tha se Blairit i ishte përgjigjur njëjtë siç kishte deklaruar ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, kur foli për problemin Izrael-Arabi duke theksuar se “nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët e përfshira”, transmeton Telegrafi.
“Pra asnjë zgjedhje nuk do t’ju imponohej palëve, por nëse ata pajtoheshin, do ta mbështesnim”, theksoi ai.
“Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja e shkëmbimit të territoreve sepse mund të destabilizojë pjesët tjera të Ballkanit. Pika kyçe që duhet theksuar se ka pasur një lloj dakordance paraprake kur filloi të flitej për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Bolton.
“Derisa të dyja palët pajtohen dhe nuk ka imponim me forcë, shkëmbimet e territoreve mund të ndodhin çdo herë”, tha ndër tjera ish-këshilltari për Siguri Kombëtare.
https://www.youtube.com/embed/KGjp4jO4V4E?
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...

Average Rating