Armend Mehaj, ka pritur në takim Oficerët e “Kursit të Lartë të Oficerëve” nga Republika e Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim Oficerët e “Kursit të Lartë të Oficerëve” nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Republikës së Shqipërisë.
“Duke cekur rëndësinë e sigurisë në përgjithësi dhe atë të sigurisë bashkëpunuese në veçanti, Ministri Mehaj theksoi se forcimi i bashkëpunimit në mes të të dy ushtrive, është në funksion të interesave të përbashkëta dhe në dobi të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit, ministri Mehaj theksoi se lidhjet e ngushta vëllazërore do të forcohen edhe më tej në shtimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e me theks të veçantë në shkëmbim përvojash ushtarake në shkollim ushtarak, trajnime dhe stërvitje të nivelit operacional, taktik dhe strategjik.
“Akademia e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë është institucion arsimor që ofron shkollimin e kuadrove të reja në programe të licencuara nga NATO”, thuhet në njoftim.
Më shumë storie
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...
Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Në konferencën për media, kryetari...
Për cilin do votonte në Kosovë qytetari shqiptar nga Shqipëria?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptari i vërtetë , patriot me shpirt e zemër atdhetarie nuk mund të rrijë indiferent nga zhvillimet...
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...

Average Rating