Ja se si e kisha “propozuar” unë rithemelimin e Partisë Demoktatike që me 27 Shtator  2022

Read Time:3 Minute, 8 Second

NGA: SKËNDER  SADRI KAPITI

Koha dhe zgjedhjet e 14 Prillit 2023  vertetuan atë se cfarë unë kam paralajmëruar për ndryshimin ,emancipimin dhe ndarjen e Partisë Demokratike me të shkuarën dhe me tranzicionin gje e cila mundëson fitoren dhe ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike me një shkrim timin me titull:

PD e Shqipërisë duhet rithemeluar por duke përzënë ish-komunistët dhe spiunët e ish-regjimit” , shkruar e botuar me 27 Shtator 2022

Më poshtë shkrimi i plotë:

“Procesin e “rithemelimit” të Partisë Demokratike e kishte filluar në fakt Lulzim Basha, e ndërsa këta të foltores së  Berishës në fakt janë ata që e kishin marrë peng PD-në e që duhej që të largoheshin në mënyrë që të clirohej PD-ja.

Foltorja e përdori termin “rithemelim” të PD-së vetëm për të mashtruar antarësinë e PD-së,për mashtrim   publik,mediatik e ndërkombëtar sikur ata janë Partia Demokratike, por në fakt ata janë rrëmbyesit e pengmarrëesit e saj të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar dhe synojnë që gjithmonë ata ta shfrytëzojnë Partinë Demokratike për interesa personale e klanoro-fisnore.

Në këtë synim të tyre foltoristët dhe Berisha kishin aleancë të fshehtë edhe me anën tjetër të politikës së vjetër , atë të majtë PS e LSI.

Trekëndëshi i Bermudës, politika e vjetër, Berisha, Rama e Meta, janë e keqja që kanë marrë peng demokracinë, shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë,  e që Shqipëria prej tyre ka mbetur e fundit në rrugën e emancipimit dhe të  progresit.

Sot duhet një Parti  Demokratike e përtërirë që të marrë përsipër misionin për shkatërrimin e këtij Trinomi të së keqes kombëtare.

Po është e drejtë, e vërtetë dhe e domosdoshme që Partia Demokratike e Shqipërisë duhet që të rithemelohet, por ama që të jetë ky një rithemelim real ai duhet që të përzejë e ta pastrojë  PD-në nga   të gjithë ishkomunistët e devotshëm si Sali Berisha me kompani dhe nga ishsigurimsat e spiunët e krimit të ishtregjimit komunist.

Ky do të ishte me të vërtetë rithemelimi apo ringritja e Partisë Demokratike.

Dhe këtë duhet që ta kërkojnë e mbeshtesin  me këmbëgulje antarësia e PD-së. Që të bëhet kjo duhet braktisur dhe izoluar lëvizja regresive dhe antiPD e Foltores, gjë e cila edhe po ndodh fuqishëm sidomos  pas shpalljes non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe  për korrupsion të lartë ishkreun e PD-së Sali  Berisha, i cili plotëson  kriteret kryesore për të cilat Basha me të drejtë e dëboi dhe e përzuri nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe madje edhe nga PD-ja.  Këto kritere që më shumë e vetëpërjashtuan Berishën nga PD janë:  a para si një ishkomunist i devotshëm  me jetëgjatësinë me të madhe si antarë i Partisë Komuniste Shqiptare; e dyta si shëmbulli më i keq për korrupsion i shpallur “non grata” nga SHBA dhe kriteri i tretë është sulmi banditesk për të pushtuar Selinë e Partisë Demokratike që ndodhi me 8 Janar 2022.

Dhe a mundet që ky dhe foltoristët e tjerë pas tij të pretendojnë sikur ata e kanë rithemeluar PD-në, kur ata janë tipikët antiPD?!

Ku e gjejnë të drejtën që ai dhe foltorja që të flasin në emër të PD-së, kur PD -ja zyrtare është ajo që njihet nga Gjykata, nga institucionet e shtetit dhe nga ndërkombëtarët.

 Pra, PD-ja zyrtare është de fakto ajo me të cilën Basha  ka filluar procesin drejtë të lustracionit, dekomunistifikimit, dekorruptimit e të shkëputjes nga tranzicioni.

Madje Basha ka këmbënguluar duke propozuar e kërkuar gjithmonë dekrimminalizimin, dekorruptimin dhe dekomunistifikimin jo vetëm të PD-së por të të gjithë politikës shqiptare.

Gazeta HYPERLINK “https://bulevardionline.com/author/gazetabulevard/”Bulevard

27 September, 2022

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Faton Bislimi: Diskutimi në Senatin e SHBA-ve fitore e madhe për Luginën e Preshevës dhe KosovënFaton Bislimi:
Next post Gary Peters: SHBA-ja do të qëndrojë përkrah Kosovës në çdo hap