Faton Bislimi: Diskutimi në Senatin e SHBA-ve fitore e madhe për Luginën e Preshevës dhe KosovënFaton Bislimi:
Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka prezantuar në dëgjimin në Komitetin për Mrëdhënie me Jashtë të Senatit të SHBA-ve ku u fol për Kosovën dhe Luginën e Preshevës.
Diskutimin në Senat, lobisti dhe miku i madh i Luginës së Preshevës, z.Faton Bislimi e quajti fitore e rëndësishme për Luginën e Preshevës dhe Kosovën
“Dëgjimi në Komitetin për Marrëdhënje me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, kryesuar nga Sen. Bob Menendez shënoi një fitore tjetër edhe shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për Luginën e Preshevës” ka deklaruar Bislimi i cili edhe personalisht takoi zotin Escobar, Chollet si dhe Senatorin Menendez.
“Senatori Menendez ishte jo vetëm shumë i saktë por edhe fort argumentues në elaborimin e tij për pozicionin amerikan karshi dialogut Kosovë – Serbi. Për SHBA-të, çkado që nuk është brenda kushtetutshmërisë së vendit nuk do pëkrahet; askush më nuk mund të besoj se një shtet që ruan lojalitetin ndaj Rusisë është përnjëmendë pro-perëndimor; dhe se Serbia duhet të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës para se të tentojë të bindë të tjerët per më shumë të drejta për serbët në Kosovë!
Prezenca në këtë degjim ishte pervojë e paharrueshme. Edhe takimi me z. Chollet e z. Escobar ishte nder i veçantë. Por, ajo që është më e rëndësishmja është që falemnderimi për këtë rezultat në këtë dëgjim i përket Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane e veçanërisht znj. Shirley Cloyes DioGuardi e cila për gati dy vite ka punuar ngushtë me Sen. Menendez dhe stafin e tjj për të arritur në këtë moment që ishte historik për Kosovën!” ka përfunduar Faton Bislimi.
Më shumë storie
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...

Average Rating