Petkoviq i reagon Kurtit: Publikimi i emrave listë pushkatimi
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit pas përmendjes së emrave të disa personave, të cilët i quajti “organizatorë kryesorë të trazirave në veri”.
Petkoviq e cilësoi atë si “listë për pushkatim”.
Ai tha se me publikimin e saj, Kurti “ka marrë peng të gjithë ata banorë që duan vetëm paqe, stabilitet dhe mundësi për të jetuar në një shoqëri pak a shumë normale, në kohë paqeje”.
Në komunikatën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë thuhet, po ashtu, se Kurti e ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve – pa u specifikuar se të kujt – dhe se po përpiqet ta pengojë me forcë largimin e tij “në histori politike”.
“Kërcënimet e Kurtit dhe shënjestrimi i njerëzve janë terror i pa maskuar dhe janë një paralajmërim i përshkallëzimit total, të cilin, shpresojmë se askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk e dëshiron apo e përkrah”, ka përfunduar Petkoviq, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën të
“Kërcënimet e Kurtit dhe shënjestrimi i njerëzve janë terror i pa maskuar dhe janë një paralajmërim i përshkallëzimit total, të cilin, shpresojmë se askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk e dëshiron apo e përkrah”, ka përfunduar Petkoviq, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.
Kryeministri Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës më 2 qershor, tha se protestat në veri të vendit nuk janë vullnet i serbëve që jetojnë në ato komuna, por janë të organizuara nga Beogradi zyrtar.
Më shumë storie
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës, Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit
Serbia vazhdon edhe më tej retorikën dhe lobimin kundër shtetësisë së Kosovës, pavarësisht asaj se është nënshkruese e marrëveshjes së...
Serbia mes autoritarizmit dhe rrugës evropiane
Protestat antiqeveritare të nxitura nga një aksident në Novi Sad, vazhdojnë që nga nëntori i vitit të kaluar. Opozita politike...
Kampionati Botëror 2026: Anglia shkund Serbinë midis Beogradit 5:0
Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd. ‘Tre...

Average Rating