Masat e BE-së ndaj Kosovës, opozita kërkon llogari nga kryeministri Kurti
Partitë opozitare kanë reaguar pas hyrjes në fuqi të masave sanksionuese ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Tri partitë opozitare kërkojnë llogari nga kryeministri për këto masa, ndërsa më i ashpër në reagim ishte lideri i AAK-së, i cili kërkon mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është “koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”.
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se si pasojë e qeverisjes Kurti, Kosova është sanksionuar nga aleatët. “E përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët, ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, është interes kombëtar. “Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi”, ka shkruari ai.
Sipas BE-së, masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës janë: suspendimi i përkohshëm i punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit; mosftesa e Kosovës në takime të nivelit të lartë; suspendimi i vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe; ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).
Më shumë storie
Prishtinë: Nata e dhjetë e protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Për të dhjetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo...
Protesta në disa qytete kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Në disa qytete të Kosovës janë zhvilluar sot protesta të organizuara nga degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
Prishtinë: Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit...
Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kosova dhe aleatët kërkojnë përgjegjësi
Më 24 shtator 2023, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të...
Gjykata Kushtetuese: Presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor, Qeveria në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht...

Average Rating