Masat e BE-së ndaj Kosovës, opozita kërkon llogari nga kryeministri Kurti
Partitë opozitare kanë reaguar pas hyrjes në fuqi të masave sanksionuese ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Tri partitë opozitare kërkojnë llogari nga kryeministri për këto masa, ndërsa më i ashpër në reagim ishte lideri i AAK-së, i cili kërkon mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është “koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”.
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se si pasojë e qeverisjes Kurti, Kosova është sanksionuar nga aleatët. “E përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët, ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, është interes kombëtar. “Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi”, ka shkruari ai.
Sipas BE-së, masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës janë: suspendimi i përkohshëm i punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit; mosftesa e Kosovës në takime të nivelit të lartë; suspendimi i vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe; ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).
Më shumë storie
Jeffrey Hovenier: Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë
Me rastin e 25-vjetorit të operimit në Kosovë të Institutit Kombëtar të Demokratik (NDI), ambasadori i Shteteve të Bashkuara të...
POLICI I LARTË AHMET RRAHMANI ISHTE NJË NJERI ME VLERA TË MËDHA ATDHETARE, NJERËZORE DHE HUMANE
Nga Hysen Ibrahimi POLICI I LARTË AHMET RRAHMANI ISHTE NJË BASHKËSHORT, PRIND, VËLLA, KOLEGË POR MBI TË GJITHA ISHTE NJË...
Albin Kurti: Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë dhe strategjia e saj është krijimi...
Vjosa Osmani: Kosova nuk harron kurrë ndihmën gjermane të dhënë në vitin 1999
Presidentja Vjosa Osmani , tha se Kosova nuk do të harrojë kurrë ndihmën gjermane që iu dha në vitin 1999,...
Franco Foda: Është një fitore shumë e nevojshme
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në...
Liga e Kombeve: Kosova mposht Qipron, me rezultat 0-4
Përfaqësuesja e Kosovës pas humbjes nga Rumania, ka shkëlqyer në duel me Qipron. Dardanët mposhtën në udhëtim Qipron, me rezultat...
Average Rating