Vuçiq: Në Banjskë kanë luftuar edhe persona nga Presheva
Në konfliktin e armatosur në fshatin Banjska të Kosovës, në krah të forcave të Kosovës kanë luftuar edhe njerëzit nga komuna e Preshevës në jug të Serbisë qendrore, deklaroi të mërkurën në mbrëmje presidenti serb Aleksandar Vuçiq në RTS.
“Këta janë persona që kanë kryer krime të shumta, dhe disa prej tyre janë në fletarrest tona nga viti 2021”, ka theksuar Vuçiq në një paraqitje TELEVIZIVE në RTS.
Ai ka paraqitur emrin konkret dhe ka renditur veprat penale të një personi.
-A. Muharremi, Alji apo Aliu kanë kryer gjashtë krimet më të rënda në vendin tonë. Nga prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, prostitucioni, banditizmi dhe gjithçka tjetër. Ai ka fituar mbrojtjen e agjencisë së inteligjencës së Kosovës në shtator të vitit 2021 dhe së bashku me një grup prej 50 bashkatdhetarësh ëSHTë dërguar në një trajnim të përshpejtuar prej 60 ditësh në një kamp stërvitor ilegal në një vend evropian – tha Vuçiq në RTS.
Sipas tij, ai është shoqëruar në kamp nga diaspora ekstremiste shqiptare.
“Shkuan të gjithë me këngën e Adem Jasharit. Në ndërkohë, ata morën apartamente në qendër të Prishtinës për besnikërinë ndaj shtetit të Kosovës të sapokrijuar. Prandaj, mercenarët e atij lloji dolën në aksion në Banjskë – tha presidenti i Serbisë.
Ai shtoi se ata ishin të stërvitur mirë, por jo shumë të guximshëm.
Sipas vlerësimeve të tij, rreth 460 shqiptarë luftuan kundër rreth tridhjetë serbëve.
Më shumë storie
Shaip Kamberi: Presim zgjidhje konkrete nga institucionet e reja të Serbisë
Me dy deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dyfishuar përfaqësimin e...
Serbi: Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë
Lista Studentore në Serbi ka publikuar programin e saj politik për politikën e jashtme dhe interesat kombëtare, në të cilin...
Identifikohen mbetjet mortore të tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të tre intelektualëve të rrëmbyer dhe...
Serbët e Kosovës votuan 71,63 për qind për listën e Vuçiqit
Humbja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe mundësia e formimit të një qeverie të re...
Pas humbjes, Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, partia e të cilit pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura të dielën, ka kërcënuar...
Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq e pranon se është duke humbur
Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar...

Average Rating