![](http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2023/09/KAMBERI-interviste.jpg)
Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret në Preshevë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e policëve të njësisë speciale të Kosovës kishte edhe shqiptarë të trajnuar nga Presheva.
Kamberi ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë dhe parandalojë çdo tentativë të Vuçiqit për hakmarrje ndaj shqiptarëve nbë Luginën e Preshevës.
“Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj Albit nga Lugina e Preshevës”, ka thënë ai.
“Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën?
Mos ndoshta kjo është paralajmrim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës?
Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryejë në Luginë” ka theksuar Kamberi
Ky reagim erdh pas sulmit të së dielës, ku një grup i terroristëve serb kanë sulmuar Policinë e Kosovës me ç’rast mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Më shumë storie
Ferizaj: Me moton `Liri për çlirimtarin`, u kërkua lirimi i Ramadanit
Me moton liri për çlirimtarin, sot në Ferizaj është mbajtur protestë në kërkim të lirimit sa më parë të ish-ushtuarit...
Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani
Eshref Ymeri Para pak ditësh në internet ishte botuar informacioni në vijim: “Në një intervistë për Zërin e Amerikës,...
Zgjedhjet në Luginë, PVD e Ardita Sinanit parti e parë në Preshevë
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz ....
Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi te armatimit në rrethinën e Zveçanit
Në një operacion policor, në veri të vendit, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit në rrethinën e Zveçanit,...
Shaban Bajrami, që filmoi takimet e vendlindjes dhe shumë ngjarje në Malësinë e Bujanocit
I lindur në Muhoc, dhe pas shkollimit ka emigruar në Zvicërr,qysh si i ri nga vitet 1970-ta, por krahas integrimit...
Treshja Scholz, Macron e Meloni: Kosova Asociacionin, Serbia njohjen de-facto
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me...
Average Rating