Edi Rama dhe Andrej Plenkoviq kërkojnë masa urgjente ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama e kanë dënuar ashpër sulmin e grupit terrorist serb në Banjskë si dhe glorifikimin e tyre nga ana e Beogradit zyrtar, duke kërkuar kësisoj nga BE dhe vendet perëndimore që të vendosin masa kundër Serbisë.
Rama dhe Plenkoviq e vlerësuan të pavend shpalljen e ditës së zisë kombëtare nga ana e Serbisë për tre terroristët e vrarë.
“Kemi një krim, vrasjen e një oficeri policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer”, tha kryeministri shqiptar, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Evropë, e cila lartëson vlera krejtësisht tjera.
Ndërkaq, kryeministri kroat tha se “këto veprime nuk mund të mbesin pa përgjigje” dhe se shpallja e zisë nga Beogradi “pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur”.
Ai ka theksuar se do të vazhdojë një hetim për të përcaktuar plotësisht se çfarë ka ndodhur, pas së cilës i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëjë propozime për masa.
Kryeministri kroat po ashtu ka vënë në pak se Komisioni Evropian mund të miratojë masa në mënyrë autonome, pa pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare, siç bëri kundër Kosovës disa muaj më parë.
Kryeministri kroat theksoi se është i sigurt se masat do të merren, ndërsa Rama vuri në dukje se ato duhen zbatuar pa humbur kohë sepse vendimi i Beogradit për ditën e zisë nuk lë vend për interpretime tjera.
Gjatë vizitës në Kroaci, delegacion i Qeverisë së Shqipërisë ka nënshkruar dy marrëveshje me qeverinë kroate, atë për sigurimet shoqërorë dhe memorandumin e bashkëpunimit për shkëmbimet e përvojave në fushën e shëndetësisë.
Më shumë storie
Protestat rinore të shndërrohet në Lëvizje politike të Re për Triumfin e Kombit
Nga Skënder Sadri KAPITI Protestues patriotë cojeni deri në fund misionin:Kombi shqiptar duhet të bashkohet e të triumfojë mbi padrejtësitë e...
KONFERENCA E LONDRËS, KATASTROFA PËR SHQIPTARËT DHE TROJET SHQIPTARE
Nga Skënder Sadri KAPITITRIUMFI I KOMBIT: Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon , Lëvizja rinore e Qershorit 2026 për Shqipërinë etnike.Europë,...
Triumfi i Kombit: Gazeta “SOT” po e shkruan në kujtesën kombëtare epopenë e protestave rinore, qytetare e patriotike
Nga Skënder Sadri KAPITI Unë mbështes protestat e rinisë ,studentëve dhe të elitës qytetare patriotike që po mbahen prej 13 ditësh...
CIKLONI GJEOPOLITIK DHE PAKTET E FUNDIT TË TRANZICIONIT SHQIPTAR!
Nga Azgan Haklaj Në skakierën e ftohtë të gjeopolitikës ballkanike, ajo që po luhet sot në Shqipëri nuk është më...
Për cilin do votonte në Kosovë qytetari shqiptar nga Shqipëria?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptari i vërtetë , patriot me shpirt e zemër atdhetarie nuk mund të rrijë indiferent nga zhvillimet...
Refleksione në 101-vjetorin e Heroit të Popullit- Bajram Curri!
Nga Azgan Haklaj Anteu i shqiptarizmit- maratonomaku i lirisë, epilog tragjik si eremit në Katakombin e Dragobisë. Sipas Mitologjisë Greke...

Average Rating