Mustafi: Shqiptarët e Luginës me asnjë kusht nuk do ti përgjigjen shërbimit në Ushtrinë serbe
Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme.

Kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, pas raportimeve se Serbia paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm.
“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiqit. Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkëpunimit, kërcënon dhe cenon sigurinë gjithandej rajonit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”, ka shkruar ai.
Edhe Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj idesë së regjimit serb për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duke ja bërë me dije Serbisë se shqiptarët do ta refuzojnë shërbimin në këtë ushtri
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...

Average Rating