Shkupi gati të presë liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sonte do të mirëpresë në një darkë pune në Shkup , liderët e vendeve të rajonit.

Ndryshe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nesër do të jetë nikoqir i takimit të liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media.
Deklarata për media pritet të kenë Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, , Aleksandër Vuçiq, President i Republikës së Serbisë, Milojko Spajic, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Xhejms OBrajan, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Më shumë storie
Shaip Kamberi: Presim zgjidhje konkrete nga institucionet e reja të Serbisë
Me dy deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dyfishuar përfaqësimin e...
Serbi: Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë
Lista Studentore në Serbi ka publikuar programin e saj politik për politikën e jashtme dhe interesat kombëtare, në të cilin...
Identifikohen mbetjet mortore të tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të tre intelektualëve të rrëmbyer dhe...
Serbët e Kosovës votuan 71,63 për qind për listën e Vuçiqit
Humbja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe mundësia e formimit të një qeverie të re...
Pas humbjes, Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, partia e të cilit pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura të dielën, ka kërcënuar...
Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq e pranon se është duke humbur
Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar...

Average Rating