O`Brien: SHBA kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O`Brien, ka deklaruar se SHBA i jep mbështetje të fortë dialogut të lehtësuar nga BE-ja, derisa ka shprehur nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjeve, duke përfshirë krijimin e Asociacionit.
Ai ka thënë po ashtu se procesi i zgjedhjeve të reja në komunat në veri të vendit duhet të shkojë përpara, derisa ka kërkuar koordinim përpara zbatimit të rregullores së re të BQK-së rreth ndalimit të dinarit serb.
Po ashtu, O’Brien ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin në Banjska.
Lajçak sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa nesër Lajçaku do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Më shumë storie
Bruksel: Më 25 nëntor do të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër...
`Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrës së Bashkimit Evropian...
Kimberly West mirëpret aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...
Bruksel: Kënga nacionaliste serbe për Kosovën shkakton reagime në Forumin e Zgjerimit të BE-së
Skandali me interpretimin e këngës nacionaliste serbe për Kosovën në një koncert të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, ka...
Barack Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të së martës, duke theksuar...

Average Rating