
Pas serbëve, edhe partitë shqiptare në Bujanoc tentojnë të unifikohen për zgjedhjet lokale
Përfaqësuesit e partive shqiptare në Bujanoc janë takuar sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në fillimin e tentativës për tu unifikuar për zgjedhjet e ardhshme lokale

Ky takim erdhi si rrjedhojë pasi që partitë serbe në Bujanoc kanë nisur iniciativën për unifikim të të gjitha subjekteve politike në një listë të vetmë për zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Si duket, nga takimi ka zëra optimiste se partitë shqiptare do ti përgjigjen me unifikim partive serbe
“Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrveshje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t’i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje” ka deklaruar kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu pas takimit të sotëm
Sipas Lutfiut, KKSH, do inicoj dhe takime të tjera për t’i konkretizuar gjërat e diskutuara sot.
“Iniciativa e KKSH-së nuk ka të bëjë me anashkalimin ose përjashtimin e ndonjë komuniteti tjetër, por me respektimin e vetvetës si komuniteti më i madh në Komunën e Bujanocit” ka njoftuar Nevzad Lutfiu
Kujtojmë se nëse partitë serbe garojnë me një listë të përbashkët kundrejt partive shqiptare të paunifikuara atëherë egziston rreziku potencial që koalicioni i partive serbe të jetë grupimi më i madh politikë në komunën e Bujanocit
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Average Rating