Zelenski nesër viziton për herë të parë Tiranën, në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”
Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 shkurt. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.

Sipas axhendës zyrtare të shpërndarë nga Kryeministria në orën 09:00, Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Më pas Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
Në 9:30 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Ndërsa në orën 10:10 do të bëhet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Më pas në orën 11 do të jetë mbërritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve.
Në 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Në orën 13:00 do të bëhet Foto Familjare.
Ndërsa në 13:30 Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Më shumë storie
Pse Albin Kurti marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri i çoi në këtë gjëndje
Nga Skënder Sadri KAPITI Albin Kurti dhe LVV Personale e tij që me krijimin e saj mori përsipër promovimin patriotik e...
Mos e uroni 29 Nëntorin- duhet të shpallet ditë zie për kombin tonë që i humbi 47300 shqiptarë
Nue Oroshi Dita e 29 Nëntorit 1944 është dita më e zezë e kombit shqiptarë.Në këtë ditë në vitin 1944...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
Kokëfortësia dhe arroganca e Kurtit burimi i krizave në Kosovë
Nga Skënder Sadri KAPITI Dështimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës dhe i kryeministrit dhe qeverisë janë meritë e antiperendimorit dhe...
Njeriu sovran
Nga Skënder Sadri KAPITI Njeriu ndodhet aty ku don Zoti. Devocioni ndaj Zotit, ndaj Vullnetit të tij do të thotë...

Average Rating