Maqedonci: Raketat “Javelin” do të vijnë së shpejti
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se raketat “Javelin” do të jenë me kohë në Kosovë, pa dhënë ndonjë afat kohor. Ai ka theksuar se Kosova i ka filluar pagesat milionëshe për këto raketa te Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Aktualisht jemi në vazhdimësi të procesit të blerjes së këtyre sistemeve. Do të vijnë me kohë në Kosovë dhe do të jenë pjesë e inventarit të FSK-së. Tani jemi në fazën e diskutimeve të afateve, jemi duke realizuar pagesat e para për këto sisteme. Kemi filluar pagesat”, ka thënë ai.
Maqedonci ka potencuar se SHBA-ja konsiderohet e pazëvendësueshme në syrin e Qeverisë së Kosovës.
“Mospajtimet politike shpesh mund të krijojnë pasoja, por SHBA ka qenë në vazhdimësi dhe mbetet mbështetësi kryesor të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes së FSK-së. Ne si Qeveri dhe ministri e konsiderojmë SHBA-në aleat të pazëvendësueshëm”, është shprehur ai.
Më shumë storie
Albin Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës,...
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por,...
Robin Krasniqi nesër rikthehet në ring, i bindur për fitore
Boksieri i njohur nga Kosova, Robin Krasniqi nesër mbrëma do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin...
Publicistit, e veprimtarit, Refik Hasanit, i ndahet Mirënjohje
Dje, në Takimin PanShqiptar, që u mbajt në Hotel ,,EMERALD’’, në Prishtinë. Të pranishëm ishin shumë mysafirë Nderi nga hapsira...
Tomas Szunyog: BE pret që Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizim
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të...
James O’Brien kërkon themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përparim...
Average Rating