Qeveria e Serbisë i zvogëloi buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, e kompenzon Qeveria e Kosovës  

Read Time:1 Minute, 16 Second

Qeveria e Serbisë në vitin 2024 ka ulur buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar edhe pse në bazë të regjistrimit të popullsisë ky buxhet duhej të rritej, raporton rtvpresheva.com

Ulja e buxhetit nga Qveria e Serbisë për KKSH-në u dënua nga faktori politikë shqiptar në Luginën e Preshevës duke theksuar se zvogëlimi i buxhetit dëmton funksionalitetin e këtij institucioni.

Por sot, këtij veprimi diskriminues të Serbisë i është përgjigjur Qveria e Kosovës e cila ka ndarë 31,530 euro për funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në lidhje me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës ka reaguar Ragmi Mustafi, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen 196 ka ndarë mjete buxhetore për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në vlerën prej 31,530.00 euro me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Faleminderit Kosovë, Faleminderit kryeministër Kurti” ka shkruar Ragmi Mustafi

Kujtojmë se Qeveria Kurti ka ndarë sivjet 3 milion euro për Luginën e Preshevës për finansimin e sektorit joqeveritarë, mediat, studentët, nxënësit, klubet sportive dhe sektorë të tjerë. Gjithashtu pritet që së shpejti buxheti për Luginën të rritet edhe për 1 milion euro me të cilin buxhet do të finansohen bujqit, blegtorët dhe bletarët e Luginës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gazmend Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
Next post Maqedonci: Raketat “Javelin” do të vijnë së shpejti