Lajçak flet për takimin me Kamberin dhe Lutfiun: Diskutuam tema të rëndësishme
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar tema të rëndësishme që kanë kyçe për procesin e integrimit evropian.
“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar La”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Ndryshe, për këtë takim ka raportuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili ka thënë mes tjerash se e kanë njoftuar Lajçakun për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit serb për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore.
Më shumë storie
`Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrës së Bashkimit Evropian...
Kimberly West mirëpret aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...
Bruksel: Kënga nacionaliste serbe për Kosovën shkakton reagime në Forumin e Zgjerimit të BE-së
Skandali me interpretimin e këngës nacionaliste serbe për Kosovën në një koncert të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, ka...
Barack Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të së martës, duke theksuar...
Trump pranon humbjen, shmang përgjegjësinë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat sollën humbje për Partinë...

Average Rating