Zgjedhjet në Bujanoc, Musliu: Shqiptari që bashkëpunon me SNS-in dhe aparatin shtetëror po na konteston rezultatin
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu i është përgjigjur kryetarit të degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti në lidhje me procesin e votimit në fshatin Konçul
Pajaziti më herët ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve në njësinë 10 në Konçul ku dalja ishte 80% dhe ku bindshëm fitoi LPD e Musliut. Ai ka ftuar edhe prokurorinë e shtetit që ta hetojë votimin në këtë njësi.
Mirëpo, në përgjigjen e tij, Shqiprim Musliu ka deklaruar se Arbër Pajjaziti është “I vetmi shqiptar i cili refuzoi të bëhet pjesë e koalicionit parazgjedhor mes shqiptarësh në Bujanoc, sot, në bashkëpunim me aparatin shtetëror dhe SNS-in, po konteston votën e lirë të qytetarëve shqiptarë në Konçul”.
Postimi i Shqiprim Musliut
I vetmi shqiptar i cili refuzoi të bëhet pjesë e koalicionit parazgjedhor mes shqiptarësh në Bujanoc, sot, në bashkëpunim me aparatin shtetëror dhe SNS-in, po konteston votën e lirë të qytetarëve shqiptarë në Konçul.
E kuptoj që rezultati i LPD-së gjithandej nëpër Bujanoc nuk ju ka pëlqyer – por shpresoj që nuk keni pritur ndonjë rezultat tjetër në Konçulin tonë historik.
Prandaj, Arbër, para se të bësh akuza të tilla, ndalu dhe shiko se ku dhe me kë je ulur. Mund të jesh në zor – por ne faj s’të kemi.
LPD ka punuar 4 vite për këtë rezultat. Madje, në bazë të fakteve që posedojmë, nëse një vendvotim do të duhej të shkonte në rivotim, ai është Te Shteket në Tërrnoc.
Arbër, nëse është pushteti ai që e do, hajde tek ne, ulemi, flasim dhe e zgjidhim këtë çështje. Më vjen keq të të shoh si argat të djallit. Pak respekt për emrin që mban, aman!
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...

Average Rating