SHBA: Donald Trump betohet si president i 47-të
Donald Trump u betua të hënën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Sot, në një ceremoni të organizuar në Rotondën e Kapitolit, Trump ai u betua para Gjykatësit të Lartë, John Roberts. Ai u betua me dorë në një bibël që daton nga 1861-a.
“Betohem solemnisht se do të shërbej me besnikëri në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta bëj më të mirën për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.
“Epoka e artë e Amerikës nis pikërisht tani. Nga kjo ditë e tutje, vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet. Unë thjesht e vendos Amerikën në plan të parë…Jam shpëtuar nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhërishme sërish. 20 janari i 2025-s është dita e çlirimit. Shpresoj që zgjedhjet e fundit të mbahen mend si më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në historinë e vendit tonë”, theksoi ai.
Donald Trump, një figurë që ka dominuar politikën amerikane për dekada, do të fillojë një kapitull të ri si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Ndryshe nga inaugurimet tradicionale, kjo ceremoni është zhvendosur brenda për shkak të kushteve të rënda atmosferike, me temperatura që parashikohen të bien deri në -13°C.
Të pranishëm ishin liderë politikë nga e gjithë bota, ish-presidentë dhe miliarderë të fuqishëm si Elon Musk dhe Jeff Bezos.
Parakalimi tradicional i inaugurimit përgjatë rrugës Pensilvania nga Kapitoli në Shtëpinë e Bardhë është anuluar gjithashtu për shkak të motit.
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
Robert Bosch, ish-ambasador holandez kritikon BE-në për aktgjykimin e Speciales
Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, ka kritikuar qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të...
Gjykata speciale ka shpallur aktgjykimin: Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet e Selimi 13 vjet
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Average Rating