Serbi: Studentët e Beogradit në marshim proteste deri në Novi Sad
Rreth 300 studentë nisën një marsh proteste nga Beogradi drejt Novi Sadit, duke kaluar rreth 80 kilometra për t`u bashkuar me protestat në lidhje me shembjen e mbulesës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, në të cilin humbën jetën 15 persona.

Studentët u ndalën simbolikisht në komunën Zemun në orën 11:52, në momentin kur ndodhi ngjarja, për të nderuar të vdekurit
Gjatë rrugës drejt Novi Sadit kaluan përmes disa komunave të Beogradit, dhe në Batajnicë, qytetarët i pritën me duarrokitje, freskim dhe mbështetje. Një pritje e ngjashme u organizua edhe në Nova Pazova, ku qytetarët u ofruan ujë, ushqim dhe nevoja të tjera.
Protestat e studentëve kanë filluar në nëntor dhe ato përbëjnë një nga lëvizjet më të mëdha studentore në Evropë që nga viti 1968, si dhe një nga valët më të rëndësishme të rebelimit në Serbi që nga viti 2000, shkruan sot Gazeta britanike “Guardian”.
Po ashtu, autoritetet serbe, të udhëhequra nga presidenti Aleksandar Vuçiq, pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, por studentët në bllokadë kanë deklaruar se Vuçiq nuk është kompetent për të plotësuar kërkesat e tyre dhe se do të vazhdojnë protestat.
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating