Ka nis takimi i Kurtit me liderët e partive parlamentare
Me përjashtim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, të gjithë liderët e partive tjera parlamentare po marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
AAK në takim po përfaqësohet nga Time Kadriaj. Nga PDK, në takim po marin pjesë, kryetari Memli Krasniqi dhe nënkryetarja Vlora Çitaku. Nga LDK, kryetari Lumir Abdixhiku dhe deputetja Hykmete Bajrami. Nga Lista Guxo, bashkëkryetari Faton Peci. Alternativa po përfaqësohet nga Mimoza Kusari Lila dhe nga Nisma Socialdemorakte, po mer pjesë kryetari Fatmir Limaj. Në takim po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e partive nga komunitet joshumicë.
Kurti arrin në Kuvend për takimin që ka thirrur me liderët e partive
Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka arritur në Kuvend për takimin që ka thirrur me liderët e partive.
Kurti u deklarua shkurt para takimit: “Tash po shkojmë në mbledhje, se pari ta shohim kush po vjen, si po ecën, e mandej shpresojmë të kemi çfarë të themi”, tha ai.
Në Kuvend, pas Kurtit ka arritur edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili tha se do të deklarohet pas takimit.
Më shumë storie
Gjykata Kushtetuese: Presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor, Qeveria në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht...
Nata e tetë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Për të tetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër aktgjykimit të...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...

Average Rating