Kosovë: Përfundojnë festimet e Vidovdanit në Gazimestan

Read Time:1 Minute, 49 Second

Kremtimi i Vidovdanit në Gazimestan këtë vit ka kaluar pa ndonjë incident që cenon rendin publik, me përjashtim të disa thirrjeve nacionaliste nga ana e pjesëmarrësve.

Vidovdani u zhvillua nën masa të rrepta sigurie të Policisë së Kosovës. Serbë nga Kosova dhe rajoni erdhën në Gazimestan për të festuar këtë ditë.

Policia e Kosovës kontrolloi të gjithë ata që dëshironin të hynin në zonë. Në hyrje të Gazimestanit, policët kryen kontrolle të detajuara ndaj të gjithë vizitorëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet për “Vidovdan” kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore. Por, kanë bërë të ditur se 17 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, të cilët, siç tregon Policia e Kosovës, kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

“Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit”, thuhet në njoftimin e policisë të shpërndarë pas përfundimit të manifestimit për “Vidovdan”.

Policia thotë se me kohë kishte ndërmarrë masat operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe njëherësh ka siguruar ata se PK-ja do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ka nis takimi i Kurtit me liderët e partive parlamentare
Next post Nga takimi Kurti me liderët, s`ka kompromis për dalje nga ngërçi