PDK: Kuvendi ende nuk është i konstituuar, ftesa është e kotë
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, lidhur konstituimin e Kuvendit e që sipas këtij subjekti politik kjo nuk mund të konsiderohet e tillë pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës dhe se ftesa për takim të Kryesisë së Kuvendit ende të pakonstituuar është epakuptimtë, sepse nuk është zgjedhur kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese.
Në një komunikatë për medie, PDK thotë se në këto rrethana është e pakuptimtë ftesa për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar, duke theksuar se nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat sipas PDK-së, i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit.
“PDK vlerëson se zvarritjet e qëllimshme në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore, të shkaktuara nga partia e parë, janë skajshmërisht të rrezikshme për Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij subjekti politik, edhe pse nuk kishte detyrim kushtetues apo politik, Partia Demokratike e Kosovës mori mbi vete përgjegjësinë institucionale duke votuar për Kryetarin e Kuvendit, me qëllim të vetëm zhbllokimin e institucionit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.
Megjithatë, PDK thekson se veprimet e mëtejshme dhe skemat populiste të Vetëvendosjes po e dëshmojnë qartë frikën e saj nga hyrja e ligjshme në afatet kushtetuese për të provuar krijimin e qeverisë së re.
Tutje, PDK nënvizon se kjo qasje po e shtyn Kosovën drejt një krize të re institucionale, pasojat e së cilës do t’i bartin shteti dhe qytetarët tanë.
Më shumë storie
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
URIME ZGJEDHJES NË KRYE TË PDK Z. Bedri Hamza
Serbia e kishte dhe e ka frikë akoma UÇK-në Nga Skënder Sadri KAPITI Si dje ashtu dhe sot vazhdon akoma që...
Bedri Hamza është zgjedhur kryetari i ri i PDK-së
Sot, në konventën e 12 të Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së. Në këtë tubim,...
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen...
PDK në veri: Angazhim për qytetarët dhe thirrje për votë më 12 tetor
Partia Demokratike e Kosovës ka zhvendosur këtë të dielë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në komunat veriore...
Memli Krasniqi: 9 shkurti 2025, datë e ikjes së një qeverie të papërgjegjshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të caktuar...

Average Rating