SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se Washingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.
Vendimi, thuhet në deklaratë, është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.
“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në qëllimin e përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e përbashkët ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, thuhet në deklaratë.
Dialogu strategjik mes dy vendeve, sipas Ambasadës së SHBA-së, ishte planifikuar të shërbente për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në të mirë të qytetarëve amerikanë dhe kosovarë.
Në deklaratë, SHBA-ja thekson se shpreson të rikthejë këtë proces në të ardhmen, kur të jenë krijuar kushtet e përshtatshme.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...

Average Rating