SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se Washingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.
Vendimi, thuhet në deklaratë, është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.
“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në qëllimin e përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e përbashkët ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, thuhet në deklaratë.
Dialogu strategjik mes dy vendeve, sipas Ambasadës së SHBA-së, ishte planifikuar të shërbente për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në të mirë të qytetarëve amerikanë dhe kosovarë.
Në deklaratë, SHBA-ja thekson se shpreson të rikthejë këtë proces në të ardhmen, kur të jenë krijuar kushtet e përshtatshme.
Më shumë storie
`Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrës së Bashkimit Evropian...
Vlora Çitaku: E turpshme dhe e papranueshme
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin e Gjykatës...
OVL e UÇK-së: Vendim i papranueshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj...
Kimberly West mirëpret aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në drejtësinë e Speciales në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur sërish mosbesimin ndaj Dhomave të Specializuara në...

Average Rating